Këlliçi i shkruajti letër të hapur për inceneratorët dhe Edi Ramën, ish-drejtori i Soros pranon replikën

Këlliçi i shkruajti letër të hapur për inceneratorët dhe Edi Ramën, ish-drejtori i Soros pranon replikën

18:29, 27/08/2024
A+ Aa A-

Fron Nahzi, Drejtori i parë i Fondacionit Soros në Shqipëri, ka reaguar pas letrës së hapur të shkruar nga anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi në lidhje me aferën e shekullit atë të inceneratorëve dhe rolin e përgjegjësinë e Edi Ramës si kryeministër. 

Nahzi ka pranuar plotësisht letrën e hapur, duke ripostuar në Linkedin replikën e Këlliçit të botuar në portalin informativ syri.net, ku ky i fundit i është përgjigjur një shkrimi të botuar nga ish-drejtori i Soros me titull: ‘Nën qeverisjen Rama, Shqipëria po dështon pothuajse në çdo pikë’. 

Ky reagim i Fron Nahzi dhe shkrimi i tij kundër Ramës, tregojnë se kryeministri i Shqipërisë tashmë nuk e ka më mbrojtjen e ndërkohmëtarëve për aferat e tij korruptive në kurriz të taksave të shqiptarëve. 

Postimi i plotë i Fron Nahzi në Linkedin: 

Po e shkruaj këtë letër, në përgjigje të një shkrimi të botuar nga ju, me titull: “Nën qeverisjen Rama, Shqipëria po dështon pothuajse në çdo pikë”.

Kjo letër është edhe një reagim si ish-deputet i Shqipërisë deri vitin e kaluar, ish-deputet i Komisionit Hetimor Parlamentar për Çështjen e Inceneratorëve në Shqipëri, dhe si një nga denoncuesit këmbëngulës të kësaj mega afere korrupsioni të vazhdueshëm në të shkuarën, para katër vjetësh.

Në shkrimin tuaj çuditërisht shkruhet: “Edi Rama si kreu i Agjencisë së Zhvillimit të Territoreve ka firmosur projektin e inceneratorit, por është distancuar nga skandali duke thënë se ka të bëjë me veprimet e individëve dhe jo të qeverisë së tij. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco