VIDEO/ Dëme të parikuperueshme nga zjarret, eksperti: Qeveria fajtore. Asnjë strukturë s'mban përgjegjësi

18:21, 27/08/2024
A+ Aa A-

Hasan Cani, Ekspert Pyjesh, i ftuar në Edicionin e Mesditës në Syri Tv, komentoi situatën problematike zjarret në pyjet në Shqipëri, të cilat shkaktuan dëme të parikuperueshme.

Sipas Canit, situata vjen nga politikat e këqija qeverisëse mbi pyjet, teksa njerëzit të acaruar nga mos lejimi i ushtrimit të shfrytëzimit mbi to, bëjnë zjarrvënie të qëllimshme.

Shqipëria ka një pozitë gjeografike të shkëlqyer përsa i përket shtrirjes në vijë bregdetare.

Zjarret në vendin tonë shkaktohen nga njeriu, pra njeriu është ai që i shkakton këto zjarre, në mënyrë të vetëdijshme dhe të pavetëdijshme.

Në mënyrë të vetdijshme me atë çfarë ka të bëjë me keqmenaxhimin e pyjeve dhe kjo ka të bëjë me adminiitrimin e fondit pyjor nga ana e pushtetit qëndror dhe lokal.

Po të shikojmë politikat e marra në vendin tonë në lidhje me qeverisjen e pyjeve ne konstatojme se ka shumë probleme.

Banorët jetojnë në ato zona sepse kanë ato pasuri natyrore ku mbështetetn për jetesën, por kjo qeverisje në shumë raste i ka eliminuar ato banorë nga menaxhimi i fondit pyjor e kullosor... se atyre nuk ju njihet e drejta e pronësisë mbi pyjet dhe e drejta e përdorimit mbi pyjet.

Kjo ka bërë që shumë banorë të acarohen dhe duke parë, politikat dashakeqëse të qeverisë, t’i vendosin zjarret në mënyrë edhe të qëllimshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco