SYRI TV/ Këshilli i Legjislacionit i kalon stafetën Kuvendit, më 12 shtator vendoset për mandatin e Xhaçkës

17:16, 27/08/2024
A+ Aa A-

Partia Socialiste ka pranuar ti kalojë seancës plenare, për votim çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pasi  shkeli  më herët vendimin e  Gjykatës Kushtetuese dhe e zvarriti prej më shumë se  dy vitesh.

Në mbledhjen e këshillit të legjislacionit mazhoranca dhe opozita vendosën që në seancën e 12 shtatorit, Kuvendi do shprehet për ta dërguar këtë çështje për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

SYRI TV

Pas më shumë se dy vitesh zvarritje, në Kuvend dhe pasi rrëzuan vendimin e gjykatës kushtuesese, mazhoranca është tërhequr, duke pranuar të dërgojë mocionin per mandatin e  deputetes socialsite Olta Xhaçka, në seancë plenare, e cila do të vendosë më pas për dërgimin e çështjes për shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese.

Këshilli i legjistlacionit  vendosi që në seancën plenare të 12 shtatorit,  Kuvendi do të vendosë lidhur me dërgimin e mandatit të Xhaçkës, për shqyrtim në kushtetuese.  

Pavarësisht dakortësisë, për ta dërguar këtë çështje në seancën plenare, debatet mes mazhorancës dhe opozitës, nuk munguan.

Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, akuzoi socilaistët se morën në mbrojtje për 2 vjet kolegen e tyre, duke shkelur vendimet e Gjykatës kushtueses.

Megjithëse opozita, kishte kërkuar thirrjen e një séance të jashtëzakonshme, për ti hapur sa më parë rrugë, shqyrtimit të  çëhstjes së mandatit të Olta Xhaçkës nga ana e gjykatës kushtetuese, socialistët zgjodhën të fitonin kohë edhe disa javë të tjera. Me heret, duke i dhënë përgjigje padisë së deputeteve demokratë, Gjykata kushtuese rrëzoi si antikushtetues vendimin e Kuvendit për të mos dërguar çështjen pranë kësaj gjykate dhe i kërkoi Kuvendit të dërgojë çështjen për shqyrtim, duke mos i lënë më shteg të lirë,  socilaistëve për të mbrojtur kolegen e  tyre.

Opozita kërkon përfundim e mandatin për deputeten Olta Xhaçka me argumentin se eshte ne konflikt të pastër interesi, pasi në kohen kur ushtronte detyrën e ministres për Europën dhe punët e jashtme,  bashkëshorti i saj Artan Gaçi, përfitoi tokë publike në Bregdet dhe u shpall investitor strategjik nga qeveria Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco