Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Burimi: Francë - SHBA s’kanë fuqi sot t’i kërkojnë Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës

Burimi: Francë - SHBA s’kanë fuqi sot t’i kërkojnë Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës

15:01, 27/08/2024
A+ Aa A-

Analisti Genc Burimi në një intervistë për News 24, tha se Serbia ka ndryshuar legjislacionin, duke i hapur rrugë, armatimit të shpejtë ushtarak.

Burimi komentoi marrëveshjet mes Francës dhe Serbisë në këtë fushë, duke theksuar se për vendin e drejtuar nga Emanuel Macron qëllimi i vetëm është ai ekonomik.  

Sipas tij, as Franca dhe as SHBA nuk kanë fuqinë t’i kërkojnë Serbisë, njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ky është një fakt, është një raport force, e keni vënë re se nuk ka asnjë fuqi Perëndimore që t’i kërkojë Serbisë që të njohë Kosovën”, tha Burimi.

Ai tha se Serbia, ashtu sikundër Kina pret për të marrë forcërisht Tajvanin. Burimi tha se Serbia ka hapur 23 kapituj lidhur me anëtarësimin në BE, ndërsa Shqipëria nuk ka hapur asnjë. Në këtë kuadër ai e konsideroi si pa asnjë bazë deklarimin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE në vitin 2030.

“Shqipëria e humbi trenin e integrimit kur Europa drejtohej nga demokratët, ndërsa sot kemi ekstremin e djathtë që mbizotëron në Europë”, tha Burimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco