Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Duhet të shkundet brezi i ri’/ Meta flet për arritjet në politikë: Ja si u bëra deputet! PS m’u lut të...

‘Duhet të shkundet brezi i ri’/ Meta flet për arritjet në politikë: Ja si u bëra deputet! PS m’u lut të...

14:32, 27/08/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë i ftuar në “Podcastin e Lirisë”, ku ka folur për jetën e tij politike, por dha edhe një mesazh për të rinjtë. “Brezi i ri- tha – Ilir Meta duhet të shkundet për të qenë i ndërgjegjshëm”.

Po ashtu, Ilir Meta tregoi edhe historinë si u bë deputet në zgjedhjet e vitit 1992. Sipas tij, PS, e cila sapo kishte dalë nga petku i Partisë së Punës i ishte lutur që të kandidonte për deputet në Skrapar.

Meta tha se ëndrra e tij ishte që të bëhej pedagog, por situata e bëri që të merrej me politikë.

“Problemi im është se unë e kam vështirë të kënaqem me veten, por edhe me të tjerët. Mendoj se perfeksionimi nuk është shumë i këshillueshëm, por pa disa qëllime të mëdha dhe pa u përmirësuar, pa dyshim që nuk ke çfarë jep më.

Unë e dua shprehjen gjermane që kush pushon ndryshket.

Arritjet e mia janë të çuditshme, por mua nuk më bëjnë përshtypje sepse situata ku ndodhet vendi nuk krenohem.

Duhet ndihmuar që të shkundet brezi i ri për të qenë i ndërgjegjshëm. Nëse nuk shkundet tani dhe nëse nuk organizohet tani e humbet vendit njëherë e përgjithmonë.

Unë nuk kam dashur të merrem me politike, ka qenë diçka spontane. Ëndrra ime ishte të bëhesha pedagog, por ashtu ndodhi.

Në mars 1992, PD ishte në revansh të papërmbajtshëm, PS ishte në një zbaticë të frikshme dhe nuk i pranonte njeri të kandiduar për deputetë, m’u lut me 700 manovra, më bënë edhe një kurth mund ta themi dhe unë u vendosa kandidat në Skrapar. Kjo është një arritje ime.

Një tjetër arritje ishte që unë krijova LSI, sepse PS e kishte bllokuar integrimin dhe unë vendosa një bast të fortë. Edhe pse kisha një parti të re nuk e vendosa veten time listë, por thashë unë jam nën mazhoritar dhe nëse populli i Skraparit nuk më voton nën mazhoritar nuk kam pse shkoj në Parlament. Fitorja në Skrapar ishte bindëse dhe ishte një fitore personale.

Jam edhe nënshkrues i kartës së Adriatikut, kjo ishte programi si Shqipëria do hynte në NATO dhe Shqipëria hyri në NATO”, tha ndër të tjera Ilir Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco