Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kulla: Rama ka shkatërruar shtresën e mesme në Shqipëri, integrimi është në gradën më të fundit, është i vdekur

13:57, 27/08/2024
A+ Aa A-

Analisti Ndriçim Kulla thotë se Bashkimi Evropian nuk duhet të mbyllë sytë përpara paligjshmërisë së një kryeministri të korruptuar, si Edi Rama.

I ftuar në Syri Tv në edicionin e mesditës me moderator Arnold Kariqi, analisti Kulla tha se integrimi i Shqipërisë në BE, është një çështje e ‘vdekur’ tashmë, për shkak të politikave të Ramës.

Sipas Kullës, në Shqipëri është instaluar një regjim ‘Putin-Lukashenko’ nga Rama, me qëllimin e vetëm, marrjen e pushtetit sërish në zgjedhjet e 2025.

 

‘Ka shkatërruar shtresën e mesme në Shqipëri. Populli  s’i kupton alibitë dhe mashtrimet e tij, ka median në krah. Integrimi është në gradën më të fundit, është i vdekur. PD hoqi vizat në BE, futi vendin në NATO, ishte fuqia dhe besueshmëria që u krijua ndaj Berishës, udhëhoqi proceset demokratike në Shqipëri. Nga arrestimi i Berishës, kam pritur dokumente e prova nga drejtësia. Është burgosje politike, Europa duhet të kishte reaguar.

Kemi një Putin dhe Lukashenko në Shqipëri. Këtë e ka krijuar se do të marrë pushtetin më 2025, do ketë cic-mice juridike për ta përjashtuar nga aktiviteti politik dhe për ta lënë jasHtë zgjedhjeve politike në zgjedhjet e ardhshme. Ndërmjet Ramës dhe BE, në këtë drejtim ka konflikt.

Imazhin e ka mjet për të qëndruar në pushtet. Do vijë një ditë koha, kur të skanohet, do ketë llahtari për Ramën. Gënjeshtari më i madh i të githa kohërave. Çdo hap që hedh, luan me imazhin.  Vitet e PD, kur bëri hapat gjigandë, ne ishim kritikë ndaj ecurisë së qeverisë. Ku jemi sot? Ka 12 vjet, cili është hapi i tij, s’kemi as ecjen e brendshme, s’ka integrim.

Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen, integrimi është një nga dështimet më të mëdha të shqiptarëve. Ne Europën se krijuam sot, shqiptarët mezi e presin, do kemi prosperitet demokratik, ekonomik e kulturor, do na shtohet siguria. Këto sot nuk ekzistojnë.

Është diktator, është në nivelin e regjimit. Ka probleme të tjera, që njerëzit i minimilizojnë. Kemi fakte që do gjykohet, jo vetëm moral por edhe në raport me shtetin ligjor. Jemi dëshmitarë të shumë skandaleve me firmën e tij, Mc Gonigal,  e bëri për të shkatërruar opozitën.  Rama ka korruptuar kryeagjentin e FBI-së, paratë dhe drogën e ka. S’i e toleron Evropa një njeri që ka humbur të gjitha parametrat e shtetit ligjor, gëlon droga e krimi.  Ministrat e tij dalin kudo, përgjimet e tyre.

Ne duhet të bëjmë betejat tona, politike dhe juridike. Të krijojmë mundësi për zgjedhje të lira dhe jo me këtë kryeministër, është paradoks. Duhet radikalizuar qëndrimi, s’është në lojë vetëm fati i një lideri, por i gjithë Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco