Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

'IOM jep alarmin për largimin e fuqisë punëtore, Rama me sytë nga Bangladeshi'

'IOM jep alarmin për largimin e fuqisë punëtore, Rama me sytë nga Bangladeshi'

12:44, 27/08/2024
A+ Aa A-

Nga Zheni Gjergji. 

“Emigrimi masiv po vret të ardhmen e shqiptarëve”. - Ky është mesazhi kryesor që vjen nga raporti më i fundit i Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit – IOM për vitin 2024, ku e rendit Shqipërinë në vendin e parë për emigrimin masiv të popullsisë dhe me 40% të fuqisë punëtore tashmë jashtë tregut shqiptar.

IOM thekson se kjo do të dëmtojë ekonominë dhe vitalitetin e vendit, ndërsa përgjigja e Edi Ramës ishte njësoj cinike dhe arrogante. Ai u tha ambasadorëve të punojnë më shumë me disa vende të Azisë për të siguruar fuqinë punëtore.

Pra, kryeministri u thotë të rinjve, i thotë profesionistëve, segmentit më energjik të shoqërisë - ikni se ju zëvendësoj me bangladeshas!

1.6 milion ose më shumë se 2/5 e popullsisë së vendit jashtë Shqipërisë tregojnë qartë se vendi po shpopullohet përditë.

Nuk ka census propagande që mund të mbulojë faktin që më shumë shqiptarë janë larguar gjatë kësaj dekade të fundi se asnjë herë më parë që nga eksodi i fillimit të viteve 90.

Për IOM, ndër faktorët kryesor të emigracionit janë: “nepotizmi, korrupsioni galopant, mundësitë e pakta për punësim, strehim dhe krijim të një familje". Organizata thekson se ky largim bëhet dhe duke rrezikuar jetën, ku mijëra shqiptarë kalojnë çdo vit detin ilegalisht për të mbërritur në Britaninë e Madhe.

ImagePor emigracioni nuk ka vetëm efekte sociale, demografike dhe impakt në vitalitetin e popullsisë shqiptare.

Këto në fakt do të jenë pasojat më shkatërruese që do ti përjetojmë në vitet në vijim, ndonëse tashmë shenjat e para janë vënë re.

Kemi popullsinë më të madhe +65 vjeçare mbi 14% të popullsisë krahasuar me vendet me të ardhura të mesme të larta, 2 pikë përqindje më të lartë se Kina apo vende të ngjashme. Madje e krahasueshme vetëm me vendet me të ardhura të larta, prej të cilave kemi të ngjashëm vetëm këtë indikator të popullsisë.

Raporti rithekson, atë që Partia Demokratike dhe ekspertët tashmë kanë vite që e ngrenë me shqetësim. “Emigracioni masiv po vret të ardhmen, ekonominë, dhe zhvillimin”.

Më pak fuqi punëtore ka një impakt të drejtpërdrejtë tek sipërmarrjet dhe indrustria përpunuese – si ajo e lehtë dhe fason.

Sot për bizneset është bërë më e vështirë për të pasur punonjës si të pakualifikuar por dhe me kualifikim të lartë.

Më shumë se gjysma e pensioneve të reja të lidhura përgjatë vitit 2022, sipas të dhënave janë pensione nën nivelin e mesëm prej 15 mijë lekë në muaj.

Raporti i zëvendësimit kontribues/pensionist po shkon drejt ezaurimit në nivelin poshtë 1.1/1. Kjo do të rrezikonte sigurinë për të vazhduar të kishte pensione së paku në të njëtën nivel pagese aktuale në rastin më optimist e deri tek pamundësia për mbështetje buxhetore të fondit të pensioneve.

Mungesa e stimujve real për sektorët kyç në ekonominë e vendit jo vetëm nuk ka sjellë përmirësim, por ka degraduar gjithnjë e më shumë duke cenuar vetë familjen shqiptare, mirëqenien dhe ekzistencën e saj.

Kemi një bujqësi që nuk merr stimuj ku prodhimi i fermerëve nuk shitet, për shkak se dhe ato pak fonde të qeverisë shpërndahen midis qeveritarëve e patronazhistëve, por dhe fondet e jashtme vidhen nga vetë Ministrat për vila e biznese të tyre.

Bizneset e reja pa stimuj fiskalë apo grante reale për inovacion të munguar; biznes i vogël në kushte skllavërie, nën lakun e taksidarëve lokal e qendor dhe në kushte mbijetese.

Një shoqëri pa një vizion të qartë dhe pa një model afatgjatë zhvillimi ekonomik do të ndjekë vetëm emigrim dhe humbje shprese.

Ky është për fat të keq realiteti i sotëm në Shqipëri.

Ndaj është e rëndësishme një qeverisje që drejtohet mbi parime të qarta që e adreson problemin në themel të saj: Familjen dhe të rinjtë.

Familja për ne është jo vetëm e shenjtë, por ruajtje, zhvillimi dhe fuqizimi janë në fakt çelësi për të garantuar një të ardhme për të gjithë.

Rinia e krijimi i kushteve që ata të qëndrojnë e të projektojnë të ardhmen këtu, është garancia që Shqipëria të mos shkretohet, të mos fundoset.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco