Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Këshilli i Legjislacionit mblidhet për ‘Xhaçkën’ / Çupi: Kuvendi të ekzekutojë menjëherë vendimin e Kushtetueses!

Këshilli i Legjislacionit mblidhet për ‘Xhaçkën’ / Çupi: Kuvendi të ekzekutojë menjëherë vendimin e Kushtetueses!

11:25, 27/08/2024
A+ Aa A-

Deputetja e PD, Dhurata Çupi ka kërkuar nga Kuvendi të ekzekutojë menjëherë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka.

Syri Tv ka arritur te sigurojë raportin e përgatitur nga deputetja demokrate Dhurata Çupi, e cila drejton sot Këshillin e Legjislacionit. Për të shmangur çdo tentative për zvarritje nga ana e mazhorancës socialiste, demokratët kërkojnë që kryeparlamentarja Spiropali te përfshijë në seancën e 2 shtatorit projekt-vendimin për dërgim menjëherë në Gjykatën Kushtetuese te mandatit te Xhaçkës, ndërsa i sugjerojnë që t’i kujtojë deputetëve që kanë detyrimin vetëm për të votuar “PRO”.

 “Mënyra e vetme për zbatimin e këtij vendimi te Gjykatës Kushtetuese është ndjekja e procedurës parlamentare si më poshtë:

1. Kryetarja e Kuvendi duhet të përfshijë në seancën më të parë plenare për vendimmarrje nga Kuvendi projektvendimin “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të jo më pak se 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes znj. Olta Xhaçka”.

2. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë Kuvendin se duhet të vendosë dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pa vonesa, për t’i hapur rrugë ushtrimit nga Gjykata të kompetencave të saj kushtetuese.

3. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë se në këtë rast kanë detyrimin për të zbatuar Kushtetutën dhe ligjin, që detyrojnë vetëm votimin “PRO” projekt-vendimit “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të jo më pak se 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes znj. Olta Xhaçka”, për shkak se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë duhet të ekzekutojnë një detyrim konkret të lindur prej një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

4. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë Kuvendin për konstatimet dhe rekomandimet e dhëna në këtë opinion këshillimor nga anëtarët e Këshillit për Legjislacionin”, thuhet ne raportin e hartuar nga ligjvënësja demokrate Dhurata Çupi.

Beteja e demokratëve për mandatin e Olta Xhaçkës vijon prej dy vitesh mes ecejakeve Parlament-Gjykatë Kushtetuese. Opozita po nxiton t'i heqë mandatin Xhaçkës para se t'i mbarojë natyralisht, pasi neni 66/a i ligjit për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, parashikon se kërkesa për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit mund të paraqitet në Kushtetuese jo më vonë se 6 muaj para përfundimit të tij.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco