Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Qarku i Shkodrës ka humbur mbi 60 mijë banorë në 12 vite

Qarku i Shkodrës ka humbur mbi 60 mijë banorë në 12 vite

11:08, 27/08/2024
A+ Aa A-

Nga Greta Bardeli Gjoni

Drama e emigrimit masiv të qytetarëve dhe familjeve shkodrane, që kam denoncuar vazhdimisht në parlament, është konfirmuar tashmë edhe nga të dhënat e fundit të CENS-it. Në 12 vitet e fundit, Qarku Shkodër ka humbur mbi 60,686 banorë, një shifër alarmante që tregon qartë dimensionin e krizës.

Në veçanti, Bashkia Shkodër ka pësuar një zbrazje të thellë, me largimin e mbi 33,178 banorëve, duke e bërë atë bashkinë me numrin më të madh të emigrimeve në rang kombëtar.

Ky shpopullim i pandalshëm është pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së besimit dhe shpresës për një të ardhme më të mirë në këtë rajon.Papunësia e lartë, korrupsioni i përhapur, dhe mungesa e perspektivës zhvillimore për bizneset familjare kanë kontribuar në këtë gjendje alarmante. Mbi të gjitha, rajoni i Shkodrës është lënë në harresë, pa investime strategjike të cilat do të ishin jetike për të rritur ekonominë lokale dhe rajonale.

Nuk mund të kemi zhvillim dhe progres në një qark që boshatiset përditë nga keqmanaxhimi dhe mungesa e investimeve. Asnjë vend që kërkon të zhvillohet nuk mund të bëhet në çastin kur ai rrethohet nga trarë që ndajnë dhe varfërojnë qytete dhe fshatra.Prandaj kam këmbëngulur për politika ekonomike dhe sociale që nuk shtyejnë drejt braktisjes,por ftojnë drejt zhvillimit qarkun Shkodër.

#nekrahteqytetareve
#shkodraepara
#eardhmjaeshtenjepremtim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco