'Shkodranë, mos ikni! Të përballemi me ata që po boshatisin Shqipërinë!'

'Shkodranë, mos ikni! Të përballemi me ata që po boshatisin Shqipërinë!'

09:53, 27/08/2024
A+ Aa A-

Ish-kryebashkiaku demokrat i Shkodrës, Bardh Spahia, i ka bërë thirrje sot bashkëqytetarëve të tij të mos largohen nga vendi dhe mos t'ua lënë atë "hajdutëve e maskarenjve", siç shprehet, por të reagojnë.

"Shkodra është bashkia me numrin më të madh të të larguarve gjatë qeverisjes kriminale të Edi Ramës, - vëren Spahia në Fb. - Sipas shifrave të censusit të fundit, mbi 33.000 shkodranë janë larguar nga vendlindja e tyre gjatë 12 viteve të fundit të sundimit të krimit, vjedhjes, shtypjes e varfërimit ekstrem nën drejtimin e organizatës kriminale të quajtur rilindje. Mbi 60.000 janë të larguarit nga qarku Shkodër.

Thirrja ime për bashkëqytetarët e mi dhe çdo shqiptar është: mos ikni, mos ja lini vendin tuaj e të të parëve, hajdutëve e maskarenjve por të reagojmë.

E di që është e vështirë të jesh i ndershëm e të përballesh me dinjitet me të keqen, por nuk ka rrugë tjetër! Le të jenë vlerat tona më të mira busulla jonë në përballjen me të keqen duke u bashkuar e mbështetur në forcën që na jep e drejta dhe ndjenja e përgjegjësisë qytetare secilit nga ne.

Të përballemi sot me ata që po boshatisin Shqipërinë dhe po na vjedhin të ardhmen. Ne duhet të ngrihemi e ti shporrim shkaktarët e shkatërrimit të vendit e shoqërisë tonë, që ti lëmë brezave që do vijnë trashëgiminë e vlerave dhe jo të veseve, të të mirës e jo të keqes!"
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco