Lajmi i fundit

Der Spiegel: Korrupsion në Shqipëri në të gjitha nivelet

SYRI TV/ Përplasje polici-banorë në protestën e Thumanës

21:59, 26/08/2024
A+ Aa A-

Me përplasje mes policisë dhe banorëve është shoqëruar protesta për aksesin në autostradën Thumanë-Kasharë. Banorët sërish kanë të njëjtën kërkesë dhe shprehen se nuk do të ndalin protestat deri në një zgjidhje. Ata theksojnë se u janë rritur kostot dhe akuzojnë kryeministrin Edi Rama se është një racist dhe nuk i do veriorët. Ndërkohë protesta është shoqëruar nga një numër i madh policësh dhe është mbështetur nga drejtues të lartë të partisë Demokratike.

SYRI TV

Protesta e banorëve të Thumanës për të pasur akses në aksin Thumanë-Kashar ka nisur me përplasje mes policisë dhe banoreve

 

Është bllokuar autostrada duke shkaktuar një trafik të rënduar, teksa ndryshe nga heret e tjera banorët nuk kanë qëndruar vetëm në një zonë të autostradës por kanë përshkruar aksin deri ne rrethrrotullimin e Thumanës

E gjithë protesta është ndjekur nga një numër i madh i punonjësve të policisë, së rendit të 'Repartit Shqiponja' dhe të 'Ndërhyrjes së Shpejtë'. Një prej banorëve protestues ka theksuar se kjo mungesë e aksesit në autostradë i ka shtuar mbi 20 km për të shkuar në Laç apo Milot.

Sipas qytetarit, Edi Rama është një racist dhe i ka alergji veriorët duke i vendosur rrugë me para, ndërkohë që edhe jugu i vendit ka autostrada por i ka pa pagesë. Një nga protestuesit u shpreh se edhe pse nuk ishte banor i zonës sërish e mbështet protestën dhe bën thirrje për mbështetje edhe nga qytetarë të tjerë nga e gjithë Shqipëria.

Protesta është mbështetura edhe nga përfaqësues të lartë të opozitës, nga deputetja Elda Hoti, dhe Klevis Balliu.

Më pas protestuesit pasi u larguan nga autostrada nga policia vijuan protestën në rrugën dytësore deri ne rreth rrotullimin e Thumanës ku kanë djegur edhe goma dhe kanë thekuar se protesta do të vijojë deri sa kjo çështje të marrë një zgjidhje.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco