Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Strazimiri: Rama ka nxjerrë në ankand Shqipërinë! Axhenda e integrimit evropian tashmë, e ‘vdekur’

Strazimiri: Rama ka nxjerrë në ankand Shqipërinë! Axhenda e integrimit evropian tashmë, e ‘vdekur’

21:08, 26/08/2024
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PD-së, Genti Strazimiri u shpreh se axhenda e integrimit evropian të Shqipërisë tashmë është e ‘vdekur’.

Në një intervistë në Ora News, Strazimiri theksoi se Edi Rama, për fat të keq e ka nxjerrë Shqipërinë në ankand, për interes personal.

Strazimiri: Axhenda e integrimit evropian të Shqipërisë tashmë është e vdekur.

Për fat të keq mesa duket edhe me heshtjen pohuese për mendimin tim të Brukselit.

Askush nuk është më i interesuar të fusë Shqipërinë në BE, flas nga këndvështrimi i një qytetari evropian apo edhe i një politikani evropian.

Situata në të cilën ndodhemi për fat të keq, është ajo që Edi Rama partneri i Brukselit praktikisht ka nxjerrë në ankand Shqipërinë.

Në çfarë kuptimi, vetëm thjesht t’ju përmend faktin e interesit që patën drejtues shumë të rëndësishëm të vendeve më të rëndësishme të BE-së, britanik, bavarez, italian në momentin kur u pa që ishte e mundur që në Shqipëri të sillje dhe të vendosje të depozitoje afrikanë, refugjatë, klandestinë të cilët po mësyjnë Evropën dhe ky është problem kryesor që kanë.

Që nga ky moment, kur investohen qindra miliona euro për të krijuar kampe të tilla në një vend që nuk mund të jetë i BE-së dhe sigurisht që nuk mund të jetë shumë larg, Shqipëria këto kushte i plotëson.

Që nga ky moment askush nuk është më i interesuar kur ti ke ofruar veten që ata të vijnë të depozitojnë këtu hallet e tyre pikërisht sepse ne nuk jemi vend anëtar i BE-së, askush prej tyre nuk është më i interesuar që ti të bëhesh anëtar i BE-së sepse halli i tyre nuk do gjejë më zgjidhje në Shqipëri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco