Lajmi i fundit

Der Spiegel: Korrupsion në Shqipëri në të gjitha nivelet

Tanja Fajon shoqe Griseldës!

Tanja Fajon shoqe Griseldës!

21:02, 26/08/2024
A+ Aa A-

Nga Av. Kujtim Cakrani

Po po na e tha vet me gojën e saj në Tiranë, ish zyrtarja e BE Znj. Fanja Tajon, se Shqipëria mund të anëtarësohet në BE në vitin 2030!?

Pse jo në 2029 apo 2031? Këtë e di Tanja.

Për kujtes publikut!

Znj. Fajon është ajo që më 2013 gjatë zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, pasi mori email-in nisur nga Erion Veliaj, ku pretendonte se njerëzit e Kryeministrit Sali Berisha kishin rrëmbyer Griseldën (bashkëjetuesen e një kryetari bashkie) pasi kishin shqyer barkun, i kishin marë fëmijën.

Tanja asokohe zyrtare e BE u shqetësua shumë për këtë akt "barbarë" ndodhur në Shqipëri dhe alarmoi burokratët e BE. Duke adresuar ata të shinjestroni pushtetin e Berishës, në favor të Partisë Socialiste.

Sot znj. Tanja Fajon vjen në Shqipëri dhe pasi jep kurajë Edi Ramës se aty nga viti 2030 mund të hyjë Shqipëria në Europë, thotë se nga 1 janari 2025 shqiptarët do kufizohen për të hyrë në vendet e Shengenit me procedura burokratike. Praktikisht kthejnë vizat, natyrisht jo më në ambasada dhe konsullata, por me një formë tjetër më të sofistikuar, atë të aplikimit online.

Kjo është Tanja Fajon, ish gazetare sllovake që çuditërisht ngjiti shkallët e politikës europiane me shpejtësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco