Lajmi i fundit

Der Spiegel: Korrupsion në Shqipëri në të gjitha nivelet

Shehu: Ministrja-deputete licencë për të gjitha mbetjet e rrezikshme! Në portin e Durrësit qindra kontejnerë të tjerë

Shehu: Ministrja-deputete licencë për të gjitha mbetjet e rrezikshme! Në portin e Durrësit qindra kontejnerë të tjerë

19:53, 26/08/2024
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka bërë një denoncim të fortë, duke e kritikuar ashpër ministren e Mjedisit për dhënien e një licence universale për transportin e mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme.

Në postimin e tij në Facebook, Shehu thekson se kjo licencë është një shembull i qartë i një “licence klienteliste” që lejon gjithçka pa ndonjë kontroll të mjaftueshëm.

Sipas Shehut, kjo licencë është e dhënë me një dokumentacion tepër të shkurtër dhe pa specifikuar kategoritë e mbetjeve që do të transportohen, si dhe pa ndonjë informacion për destinacionin dhe origjinën e tyre.

‘Dhe pastaj çuditemi kur 100 kontejner “humbin” në Portin e Durrësit. Në fakt duhet kërkuar se aty mund të ketë edhe disa qindra të tjerë të tillë!’, shkruan Shehu.  

Postimi i plotë:

Licenca klienteliste, qe “lejojne” gjithecka.

Ministria-deputete e Gjirokastres ashtu si firmosi grumbullimin e mbetjeve buze Vjoses, duke e mbytur ne “plastike” ate.

Ashtu si hesht kur ne Vjosen-park kombetar derdhen te gjitha “ujrat e zeza” te Qarkut.

Ashtu si firmosi per te shkaterruar nje pyll historik dhjetra hektaresh midis Tepelenes e Gjirokastres, etj,etj.

Po me kete “lehtesi” firmos nje Licence universale per transportin e mbetjeve te rrezikeshme dhe e jo te rrezikeshme.

Vetem dy rreshta per nje aktivitet te tille pluridimensional e pluri direksional.

Vetem pak fjale, shume “koncize” ajo!!!

Por a e di ministria deputete se ne mbetjet e rrezikeshme hyne shume e shume kategori te tilla…

Hyne mbetje te industrive perpunuese, ndertimit…

Por dhe mjekesore, te kontaminuara, biologjike…

Deri te toksike, helmuese, berthamore…

Ne forme gazi, likuidi, te ngurta, me nivele e forma te ndryshme rrezikshmerie, etj etj.

Dhe Ministria deputete i jep dikujt, pa percaktuar llojin, destinacionin, vend origjinen, vend grumbullimet…qofte dhe levizjen e tyre brenda Shqiperise.

Pa percaktuar nese kemi te bejme me transport vetem te brendeshem apo levizje importi a eksporti, asgje.

Vetem me dy rreshta “gjithcka”.

Nje licence, qe vlen per te gjitha Mbetjet e Rrezikeshme, qe ka rruzulli!!!

Dhe pastaj cuditemi kur 100 konteniere “humbin” ne Portin e Durresit.

Ne fakt duhet kerkuar se aty mund te kete edhe disa qindra te tjere te tille!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco