Lajmi i fundit

Der Spiegel: Korrupsion në Shqipëri në të gjitha nivelet

Hoti: Protesta, simbol i rezistencës! Rama falimentoi mbi 1 mijë biznese dhe izoloi mbi 85 mijë banorë

Hoti: Protesta, simbol i rezistencës! Rama falimentoi mbi 1 mijë biznese dhe izoloi mbi 85 mijë banorë

19:30, 26/08/2024
A+ Aa A-

Deputeja demokrate Elda Hoti ka marrë pjesë në protestën e banorëve në autostradën Thumanë-Kashar, duke dënuar dhunën e ushtruar ndaj këtyre protestuesve nga Policia e Shtetit.

Sipas Hotit, qytetarët kërkojnë të drejtën që i lejon kushtetuta të drejtën për aksesin në autostradën Thumanë-Kashar, të drëjtën për të pasur rrugë.

‘Kjo protestë është kthyer në një simbol të rezistencës dhe vetëm rezistenca do të vijojë dhe nuk do të ndalojë derisa të fitojmë të drejtën tonë, rrugën’, theksoi Hoti.

Hoti: Qytetarët vazhdojnë dhe protestojnë kundër këtij vendimi korruptiv të hapur që ka bërë koncensionari me bekim të qeverisë. Është e patolerueshme dhuna që ushtrohet kundër këtyre qytetarëve që kërkojnë të drejtën që i lejon kushtetuta të drejtën për aksesin në autostradën Thumanë-Kashar, të drëjtën për të pasur rrugë, sepse ky vendim korruptiv ka falimentuar mbi 1 mijë biznese dhe ka izoluar mbi 85 mijë banorë. Atë që nuk ia ka bërë asnjë pushtues këtij vendi arriti t’ja bëjë ky kryeministër antishqiptar. Ka izoluar qytetin e Krujës, Kalaja e Krujës që është simboli i qëndreësës së këtij populli sot në vend që çdo rrugë të çonte drejt saj, gjendet e izoluar.

Kjo protestë është kthyer në një simbol të rezistencës dhe vetëm rezistenca do të vijojë dhe nuk do të ndalojë derisa të fitojmë të drejtën tonë, rrugën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco