Lajmi i fundit

Der Spiegel: Korrupsion në Shqipëri në të gjitha nivelet

Protesta në Thumanë - Kashar/ Protestuesi: Qeveria kastile nuk jep zgjidhje, që ti shtypi qytetarët e ti bëjë mjeran sic ka patronazhistët

19:14, 26/08/2024
A+ Aa A-

Banorë  të Thumanës kanë dalë sërish në protestë, kundër bllokimit që u është bërë me autostradën e re Thumanë-Kashar.

Ata kanë  bllokuar aksin rrugor, ndërsa shprehen se edhe pse i kanë futur në burg dhe dhunuar, nuk do të ndalin protestën deri në një zgjidhje.

Një nga protestuesit u shpreh se edhe pse nuk ishte banor i zonës sërisht e mbështet protestën dhe bën thirrje për mbështetje edhe nga qytetarë të tjerë nga e gjithë Shqipëria.

Ai gjithashu u shpreh se çdo protestë që bëhet në Shqipëri duhet të përkrahet, dhe se kjo qeveri duhet të ikë një orë e më parë sepse jo vetëm e ka mbushur kupën por po derdhet. Dhe në vënd që ta heqin shqiptarët këtë qeveri, ikin, dhe lënë vendin, vendin unë nuk e lë, u shpreh protestuese, por këtu do protestoj.

'Përshëndetje dhe ju uroj suksese, e vetmja media e lirë, se i shoh të gjithë këtu paguajnë taksa, por mediat janë bërë lavatrice të qeverisë. Këtu duhet të jenë jo vetëm këta të zonës që preken, por keni parë ju, të shkosh në jug, është rruga nga Fieri deri në Vlorë edhe më e mirë, dhe nuk ka taksë, kurse unë për të shkuar tek prindërit e mij që janë të sëmurë, duhet të paguaj 4 herë taksa për 4 herë që shkoj në muaj,

E kuptoni se ku jetojmë, në qeverinë e Edi Ramës, ky kriminel tallet se ka gjetur oligarkët, veglat që u shërbejnë pushteteve dhe bëjnë kështu. Këtu është e drejtë e qytetarëve, këto spo kërkojnë gjë, kërkojnë një nënkalim që të keni mundësi që edhe njerëzit e tjerë të hynë aty brënda, se po i mbyllin bizneset, po i mbyllin shtëpitë, duhet të shkosh në Rinas, të kthehesh, pastaj do mbyllet deri në Milot do mbyllet se kështu do shkojë kjo.

Kështu që cdo protest që bëhet në Shqipëri duhet të përkrahet, kjo qeveri duhet të ikë një orë e më parë sepse jo vetëm e ka mbushur kupën po këto po derdhen. Dhe në vënd që ta heqin shqiptarët këtë qeveri, ikin, dhe lënë vendin, vendin unë nuk e lë dhe këtu do protestoj.

Qeveria e bën kastile këtë punë që ti shtypi qytetarët e ti bëjë mjeran sic ka ato patronazhistët.

Unë nuk jam banor i zonës por i mbështes dhe mbështes dhe vetën time sepse 4 herë në muaj më duhet të kaloj në këtë rrugë.- u shpreh protestuesi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco