‘Në 2025 Sllovenia do të ketë konsullate në Durrës’, Fajon: Mbështesim projektin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

‘Në 2025 Sllovenia do të ketë konsullate në Durrës’, Fajon: Mbështesim projektin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

13:02, 26/08/2024
A+ Aa A-

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon dhe ministri i Jashtëm Igli Hasani, po mbajnë një konferencë të përbashkët.

Fajon u shpreh se është shumë e rëndësishme që të thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve, ndërsa theksoi se vendi i saj është një mbështetëse e projektit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Politikania sllovene tha se vendi i saj është pjesë e projekteve zhvillimore në Shqipëri dhe një aleate e ngushtë e vendit tonë.

Fajon bëri me dije gjithashtu se vitin që vjen, Sllovenia do të ketë konsullate në Durrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco