Përzuri shqiptarët nga sytë këmbët/ Rama: Do i zëvendësoj me filipinas, indonezian e afrikanë

Përzuri shqiptarët nga sytë këmbët/ Rama: Do i zëvendësoj me filipinas, indonezian e afrikanë

12:58, 26/08/2024
A+ Aa A-

Edi Rama ka shpalosur edhe njëherë qartë ditën sotme se do të vijojë planin e tij për shpopullimin e Shqipërisë dhe popullimin e saj me ‘skllevër’ nga vendet aziatike.

Pasi ka përzënë më shumë se 1-milionë shqiptar në një dekadë, Edi Rama jo vetëm që nuk ka një plan për rikthimin e shqiptarëve të ikur në vend, por shpreh hapur ambicien e tij për ta vijuar projektin e shpopullimit, dhe këtë e ka bërë pikërisht në një aktivitet ku u fol për diplomacinë shqiptare, një aktivitet që ka lidhje të drejtpërdrejtë me emigrantët shqiptarë, dhe në vend të fliste për projkete kthimi të shqiptarëve, kryeministri u thotë që kam gati planin për t’ju zëvendësuar me filipinas e indonezianë.

Shqipëria synon të marrë punëtorë nga Indonezia dhe Filipinet, duk ndjekur linjën e vendeve të BE-së që sot janë duke trokitur në këto shtete për forca të reja pune, deklaroi kryeministri Rama gjatë hapjes së konferencës së Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”.

Por, Rama harron të thotë se tregu i punës i vendeve të BE-së me tregun e punës në Shqipëri nuk kanë asnjë lidhje dhe kjo skemë i dështoi me bangladeshasit pikërisht për këtë arsye. Dështoi sepse punëtorët të botës së tretë nuk nuk shohin asnjë ndryshim mes vendeve të tyrë dhe Shqipërisë që qeverish Edi Rama.

Kreu i qeverisë shtoi gjithashtu se Shqipëria duhet të rrisë praninë e saj edhe në Afrikë, duke hapur një zyrë në Kenia për shumë arsye, por pikë së pari për të mbështetur formësimin e subjekteve ndërkombëtare të Kosovës.

“Me Indonezinë kemi vendosur një marrëdhënie që ka një potencial shumë të madh dhe mbi të gjitha që ka një interes shumë të madh për ne, ashtu si dhe marrëdhëniet me Filipinet, pasi të gjitha vendet e Bashkimit Europian sot, janë duke trokitur në ato dyer për forca të reja pune dhe kjo marrëdhënie shumë e rëndësishme, radha aty është shumë e gjatë, po duke qene një vend i vogël, nëse do të arrijmë të kultivojmë si duhet raportet që përcaktojnë në fund të fundit edhe shkallën e vëmendjes ndaj vendeve më të vogla, besoj që do të bëjmë kapërcime të radhës.

Dhe po ashtu, në Afrikë jemi krejtësisht të munguar dhe po unë besoj që është e drejtë që të hapim derën e parë në Kenia. Na duhet për shumë arsye, por edhe në mos për të tjera, për një arsye të thjeshtë fare që është dhe detyra që ne kemi dhe roli që ne kemi për të mbështetur formësimin përfundimtar të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”.

Në këtë kontekst, Rama theksoi se Italia, Turqia dhe Greqia janë partnerët strategjikë të Shqipërisë, dhe renditi edhe vendet mike me të cilat synohet të lidhen ura bashkëpunimi. Ai theksoi se, në aspektin e volumit të tregtisë, Shqipëria mund të bëjë shumë më tepër dhe se hapësira e BE-së është kryesore për marrëdhëniet tregtare të vendit.

“Leximi ynë është leximi i së shkuarës me sytë e të ardhmes. Dhe kjo është qasja dhe kjo është pika kyçe mbi të cilën ne ngremë të gjitha marrëdhëniet dhe ndërveprimet me rajonin, natyrisht pastaj përmenda pak më përpara, duhet të bëjmë më shumë me Italinë, duhet të bëjmë më shumë me Turqinë, duhet të bëjmë më shumë me Greqinë. Në aspektin e volumit të investimeve dhe të volumit tregtar, sidomos me Turqinë dhe me Greqinë, ne mund të bëjmë shumë më tepër dhe duhet të përpiqemi të bëjmë shumë më tepër për aq sa na takon.

Sigurisht që hapësira e Bashkimit Europian është hapësira më natyrale për marrëdhëniet tona tregtare dhe të biznesit, investimeve dhe kështu me radhë, por mos harrojmë që kemi miq dhe miqësi të mira nga të cilat në këto vite i kemi forcuar ndjeshëm dhe prej të cilave ne duhet të kërkojmë më shumë. Në radhë të parë nga vetja, me Emiratet e Bashkuara, me Arabinë Saudite, me Azerbajxhanin që janë tre vende që ushqejnë ndjenja miqësore dhe që kanë interes për të forcuar marrëdhëniet me ne, dhe patjetër me Kuvajtin që është një mik nga kohët më të vjetra për shkaqe historike që i dini dhe me Katarin”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco