Këlliçi: Plehrat kanë ‘përmbytur’ prej një muaji Tiranën, 80 mijë euro në ditë për incinerator inekzistent

Këlliçi: Plehrat kanë ‘përmbytur’ prej një muaji Tiranën, 80 mijë euro në ditë për incinerator inekzistent

11:34, 26/08/2024
A+ Aa A-

Kur plehrat janë kthyer në shqetësimin kryesor të banorëve të kryeqytetit, Bashkia e Tiranës mbyll sytë përpara këtij fenomeni tashmë të përditshëm për të.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Belind Këlliçi, anëtar kryesie i PD dhe njëkohësisht drejtues politik për Tiranën ka publikuar një video ku tregohet situata me mbetjet në rrugën ‘Allaman Dervishi’, pranë kompleksit ‘Malajzian’ në Laprakë, Njësia 11. 

Në reagimin e tij, Këlliçi nënvizon se plehrat dhe kazanët e kësaj zone, kanë mbi një muaj pa u pastruar nga Bashkia e Tiranës. 

Edhe akuzat ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj nuk i kursen, teksa thotë se plehrat kanë përmbytur Tiranën prej kohësh, ndërsa qytetarët vijojnë të paguajnë 80.000 euro në ditë për një incenerator që nuk ekziston. 

Thirrje  e radhës për qytetarët nga ana e Këlliçit ishte që të marrin pjesë në protestën e radhës që do të zhvillohet para Bashkisë së Tiranës më 29 gusht, ora 11:00. 

 

Reagimi:

E hëna e sotme shënon një tjetër rekord të ‘Kryeqytetit Europian të Pastërtisë’.
Banorët në rrugën ‘Allaman Dervishi’, pranë kompleksit ‘Malajzian’ në Laprakë Njësia 11, informojnë se plehrat dhe kazanët e kësaj zone, kanë mbi 1 muaj pa u pastruar.
Pronari faktik i inceneratorit Tiranë dhe kreu i "5D", raportohet të ketë vizituar zonën disa herë, ka ‘mbjellë’ disa herë pemë, ka prodhuar dhjetra kaseta me kronika të gatshme për mediat, janë pasqyruar disa kronika të suksesshme nga parcela e Pyllit Orbital në Laprakë, por realiteti sigurisht është ndryshe!
Plehrat kanë përmbytur Tiranën prej kohësh. Ndërkohë vijojmë të paguajmë 80.000 euro në ditë për një incenerator që nuk ekziston!
SPAK-u sigurisht nuk merret dot me këtë krim intelektual, sepse do shumë mend të zbulohet!
Mos harroni, si gjithmonë fajin e ka opozita!
Javë të mbarë të dashur miq, e sërish shihemi në protestë, të enjten, datë 29 gusht, ora 11:00, para selisë së "5D".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco