Rama vijon propagandën për miliona turistë në Shqipëri

Rama vijon propagandën për miliona turistë në Shqipëri

10:45, 26/08/2024
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama në konferenëcën me amabsadorët foli me superlativa sa i përket arritjeve të Shqipërisë në sektorin e turizmit. Ndërkohë që plazhet janë pothuajse bosh ai numëron çdo hyrje e dalje nëpër pikat e kalimit kufitar që ta shtojë sa më shumë numrin e turistëve imagjinare.

“Trupi ynë diplomatik duhet të ngjitet në një nivel të ri. Kjo është plotësisht e mundur duke shfrytëzuar eksperiencën që ka, shembujt e shkëlqyer që janë përfaqësues të këtij komuniteti, por edhe elementin transformues të Shqipërisë.

Sot Shqipëria është një magnet që tërheq vizitorë nga e gjithë Bota. Vitin e kaluar tërhoqëm 10 mln turistë, këtë vit shifra do të jetë edhe më e lartë, dhe kjo është një e dhënë që shoqërohet me rritjen e ekonomisë, me rritjen e të ardhurave, me rritjen e pagave.

Kemi 10 mijë biznese të reja në Shqipëri referuar shifrave të 6-mujorit, kemi rritje të investimeve të huaja me 15 % vetëm në 3-mujorin e parë të vitit, kemi rritjen e numrit të të punësuarve”, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco