SYRI TV/ Dita e 237 e protestës te 'Rruga e Shpresës', Berisha: Rrama urren zonat e veriut

21:37, 25/08/2024
A+ Aa A-

Teksa u foli mbështetësve nga ballkoni i banesës së tij, Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka urrejte ndaj banorëve të veriut të vendit. Berisha tha se qeveria Rama në tre mandate ka lënë pa investime zonat e veriut të vendit, duke sjellë si shembuj disa prej premtimeve të pambajtura, përfshirë urën e Bunës. Në fund të fjalës së tij, Berisha u bëri thirrje banorëve të zonave të veriut që të ngrihen kundër qeverisë.

Lideri i opozitës Sali Berisha, teksa u foli në ditën e 237 të protestës që zhvillohet në mbështetje të tij, akuzoi kryeministrin Edi Rama se urren zonat e veriut të vendit, duke i lënë pa investime.

Ai renditi disa nga premtimet e pambajtura të qeverisë Rama në lidhje me investimet në zonat e veriut, duke u shprehur se ato do të realizoheshin vetëm nëse kreu i qeverisë nuk do të kishte urrejtje për banorët e veriut.

Një prej këtyre investimeve, është dhe dështimi i ndërtimit të urës së re të Bunës, që sipas liderit të PD, sot më 24 gusht ajo duhet të ishte inauguruar.

Në fund të fjalës së tij, Berisha pati dhe një thirrje për banorët e zonave të veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco