'Premtim-mashtrimi  i 'Rilindjes' për shëndetësinë falas', Meta: Shqipëria e fundit në BE për përkujdesin shëndetësor

'Premtim-mashtrimi i 'Rilindjes' për shëndetësinë falas', Meta: Shqipëria e fundit në BE për përkujdesin shëndetësor

21:24, 25/08/2024
A+ Aa A-

Rezultati më dramatik i "shëndetësisë falas" është që sot shqiptarët, qytetarët më të varfër të Europës, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bankës Botërore paguajnë rreth 60% të shpenzimeve nga xhepi ose mbi 750 milion euro në vit, si dhe pagesa e mbi 300 milion euro gjatë pandemisë Covid-19.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”,  Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, u shpreh se premtim-mashtrimi më i madh dhe shkatërrimtar i "Rilindjes" për "shëndetësinë falas" e ka renditur Shqipërinë, të fundit në Europë për nivelin mizerabël të përkujdesit shëndetësor.

Premtim-mashtrimi më i madh dhe shkatërrimtar i "Rilindjes" për "shëndetësinë falas" e ka renditur Shqipërinë, të fundit në Europë për nivelin mizerabël të përkujdesit shëndetësor.

Të dhënat e bëra publike nga "NUMBEO", rrjetit mbarëbotëror që merr në shqyrtim cilësinë e përgjithshme të jetesës, u referohen treguesve për 6-mujorin e parë të vitit të 2024.

Ky fakt nuk përbën asnjë surprizë por është konfirmim i qëndrimeve shumë të drejta të Partisë së Lirisë për degradimin e shëndetësisë nëpërmjet plaçkitjes së fondeve me koncesione, korrupsionit të tmerrshëm, si dhe klientelizmit që ka destrukturuar sistemin shëndetësor.

Rezultati më dramatik i "shëndetësisë falas" është që sot shqiptarët, qytetarët më të varfër të Europës, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bankës Botërore paguajnë rreth 60% të shpenzimeve nga xhepi ose mbi 750 milion euro në vit, si dhe pagesa e mbi 300 milion euro gjatë pandemisë Covid-19.

Ndërkohë që në spitalet duke filluar nga QSU mungon shërbimi dinjitoz, bëhet tregti edhe me ilaçet për sëmundjet tumorale, aparaturat nuk funksionojnë, spitalet marrin flakë dhe qindra ilaçe mungojnë në farmacitë e vendit.

Për Partinë e Lirisë, shëndetësia është objektiv madhor ndaj ne angazhohemi:

Të rritim shpenzimet për këtë sektor jetik në mesataren e rajonit në nivelin 6% të PBB, si dhe të dyfishojmë pagat e mjekëve dhe infermierëve duke i dhënë fund largimit dramatik të tyre nga vendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco