Berisha: Rama vendosi mafiozët më të rrezikshëm mbi banorët e veriut! Ngrihuni fuqishëm e mbroni dinjitetin tuaj!

21:20, 25/08/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha u bëri thirrje banorëve të veriut të ngrihen të gjithë së bashku kundër Ramës, që sipas tij ka vënë mafiozët më të rrezikshëm të vendit mbi interesat e qytetarëve.

Berisha tha se është koha që banorët e veriut t’i japin Ramës, atë që i kanë dhënë pushtuesve në të gjitha kohërat.

 

Berisha: Por unë sonte dua të ju them gjithashtu edhe një të vërtetë tjetër.  Se ky bir xhelati në veri do dhe respekton vetëm Bajrët, Ndokët, Gjokat, Frrokët, Lalët etj., vetëm vrasësit serialë, trafikantë dhe kriminelë.

Sepse do të thoshte një njeri që e pyet, se nuk të vjen që mbështetesh tek këta; ata më sjellin vota mua, thotë.

Pra ky ka një përçmim absolut për banorët e veriut ndaj dhe mbi ta vendos Rrajat, Ndokët, Bajrat, vendos mafiozët më të rrezikshëm të Shqipërisë.

Ndaj dhe sonte u bëj thirrje banorëve të veriut, kudo që ndodhen, në Tiranë, Krujë, Kurbin, Mirditë, Dibër, Mat, Shkodër, Pukë, Kukës, Tropojë, Has kudo që janë, ti japin këtij pushtuesi atë që i kanë dhënë pushtuesve në të gjitha kohërat.

U bëj thirrje të ngrihen fuqishëm për të mbrojtur dinjitetin e tyre, qenien e tyre, për të mbrojtur kombin shqiptar, për të mbrojtur interesat e Shqipërisë.

Ai që i diskriminon, ai që i poshtëron, ai meriton përgjigjen që të mos mund të guxojë më, akte të tilla.

Ndaj dhe ftoj të gjithë banorët e këtyre zonave, të ngrihen në këmbë, me zemërim, me revoltë, të ecim drejt qeverisë teknike për një Shqipëri që nuk diskriminon qytetarët në veriorë, jugorë.

Për një Shqipëri që nuk diskriminon me krahinë dhe besime fetare.

Për një Shqipëri të qytetarëve të barabartë para ligjit.

Për një Shqipëri ku qytetarët vendosin me vullnetin e tyre të lirë.

Për një Shqipëri ku ndodh ndryshimi i pushtetit me votën e lirë, fitorja e opozitës.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco