Berisha: Më 2012 miratuam ligjin për 8 vite pa taksa për investime në zonat turistike malore, Rama erdhi e anuloi

21:13, 25/08/2024
A+ Aa A-

Në ditën e 237 të qëndresës, lideri i Opozitës, Sali Berisha tha se banorëve të veriut po iu bëhet një diskriminim i tmerrshëm, si në turizëm, ashtu edhe në arsim.

Të dashur miq!

Shqipëria ka brigjet më mahnitëse, por Shqipëria po kaq mahnitëse ka malet. Shqipëria në 80% të saj, është kodrinore-malore.

Këto male i japin asaj lartësinë mesatare më të madhe në Europë. Këto male janë një potencial i jashtëzakonshëm i saj.

Asnjë qindarkë, asnjë mbështetje për turizmin në këto zona.

Në vitin 2012 kaluam ligjin për heqjen e taksave për 8 vite, për të gjithë ata që investojnë në zonat turistike malore, në mënyrë që ato të zhvillohen.

Akti i parë anuloi këtë ligj, dhe ua ktheu trafikantëve, ua ktheu investitorëve strategjik në brigje, duke u dhënë 1.6 milionë metër katror tokë.

Imagjinoni ju një investitor në Theth, në Lurë, në Martanesh, në Zagori, Çajup, tek bredhi i Hotovës, se sa i kushtueshëm është investimi, asnjë lehtësim, sepse trafikantët e peshojnë me narkoeuro dhe i kërkojnë llokma bregdeti. Pra a nuk është ky një diskriminim i tmerrshëm.

Çfarë bëri ky tjetër ndaj zonave më malore, por veriu është më malor. Vendosi mesataren për universitete të cilën nuk e plotësonin dot as 10 % e gjimnazistëve të këtyre zonave.

Dhe u la atyre rrugën e mërgimit.

Ky është diskriminim i tmerrshëm që u bën banorëve të veriut.

I bëj thirrje këtyre banorëve të ngrihen kundër këtij diskriminimi. U bëj thirrje të mos pranojnë këtë poshtërim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco