Berisha: Më 24 gusht duhej të inagurohej ura Velipojë-Ulqin! S’mundi të ndërtohej, i përket pjesës armike të kombit për Ramën

20:59, 25/08/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës Sali Berisha bëri fajtor Ramën dhe urrejtjen e tij ndaj banorëve të veriut, që ura Velipojë-Ulqin nuk mundi të inagurohej më 14 gusht.

Sipas Berishës, të njëjtin fat ka pësuar prej vitesh edhe Rruga e Dukagjinit, por që tashmë për qëllime elektorale kanë filluar të vënë dorë në të, pasi ajo ishte një rrugë që duhej të kishte përfunduar vite më parë.

 

Berisha: Miqtë e mi!

Në datën 24 gusht do të inaugurohej ura e re e Bunës në derdhje të saj, urë për të cilën ramë dakord në vitin 2012 me qeverinë e Malit të Zi, urë që shkurton distancën Velipojë-Ulqin me 73 km dhe i afron qytetet në 3-400 metra.

Ura e re e Bunës afron Ulqinin me Shëngjinin dy porte të lashta të kombit me 103 kilometra. Pasi heshtën si fije bari për 8 vite, 3 vite më parë ish-kryeministri i Malit të Zi, Abazoviç në takimin ndërqeveritar kërkoi ti rikthehen urës. U firmos marrëveshja, u mor zotimi se ura do të ndërtohej për 2 vite.

Me 30 mln euro se ura, do të inaugurohej me 24 gusht të 2024. Ku është ura, as nam as nishan nuk ekziston.

Por një gjë duhet të ju them se potenciali turistik i brigjeve të Adriatikut nga Shëngjini në Ulqin, të gjitha territore të banuara me shqiptarë, është më mahnitësi në të gjitha brigjet e Adriatikut.

Por nuk mund të ndërtohej ura, sepse i përket pjesës armike të kombit për Edi Ramën.

Rruga e Dukagjinit, 11 vite asnjë lopatë. E quam deri në Prekal, aty mbeti. Dhe tani vetëm për qëllime elektorale kanë filluar, një rrugë që duhej të kishte përfunduar vite më parë.

Por i përket veriu dhe natyrisht nuk mund të ndërtohej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco