Tirana ndër qytetet më të ndotur të Evropës/ Qëndresa Qytetare: Të jemi vigjilentë për rikthimin e projektligjit për importin e mbetjeve

Tirana ndër qytetet më të ndotur të Evropës/ Qëndresa Qytetare: Të jemi vigjilentë për rikthimin e projektligjit për importin e mbetjeve

15:31, 24/08/2024
A+ Aa A-

Qëndresa Qytetare ka shprehur shqetësimin e saj për kthimin e Shqipërisë në një vend për depozitimin e mbeturinave nga Evropa, veçanërisht në një kohë kur vendi po përpiqet të promovojë turizmin. Sipas tyre, qeveria Rama po synon të rikthejë ligjin për importin e mbetjeve, i cili ishte rrëzuar në 2016 pas protestave qytetare.

Organizata u bën thirrje shqiptarëve të jenë vigjilentë ndaj këtij plani dhe i kërkon opozitës dhe shoqërisë civile të veprojnë kundër tij për të mbrojtur interesat e vendit dhe të sektorit të turizmit. Qëndresa Qytetare thekson gjithashtu se Tirana është tashmë një nga qytetet më të ndotura në Evropë, duke e bërë të papranueshme çdo përpjekje për të sjellë mbeturina nga jashtë.

POSTIMI I PLOTË:

Pasi dështuam të thithim turistë nga Evropa, por ju marrim mbetjet!
Në  kohën kur propaganda e Shqipërisë turistike po depërton dhunshëm në çdo familje shqiptare, aq sa u bëhet apel emigrantëve të braktisin vendet ku jetojnë dhe tu rikthehen kullave për ti kthyer në bujtina,  qeveria Rama po i rikthehet idesë së shndërrimit të Shqipërisë në një kosh të madh mbeturinash për Evropën.
Mesa duket pasi dështuam në tërheqjen e turistëve nga vendet e Evropës, jemi gati që tu marrim mbeturinat, ndonëse  koha ka dëshmuar që nuk po menaxhojmë as mbetjet tona, pasi inceneratorët rezultuan një skemë korruptive që djeg vetëm paratë tona. 
Ligji për importin e mbetjeve që u rrëzua në 2016 për shkak të rezistencës dinjitoze qytetare, po rikthehet nga qeveria Rama, që mesa duket tashmë ka edhe numrat për të finalizuar këtë projekt ogurzi për vendin dhe ekonominë.
Në vend që turizmin e ka ndër sektorët më të zhvilluar dhe ku do duhej të kanalizonte investimet dhe strategjitë, nuk e ka luksin të kthehet në një landfill të madh për mbetet e Evropës për interesat e ngushta të një kaste të korruptuar qeveritarësh dhe oligarkësh. 
Qëndresa Qytetarë fton shqiptarët të jenë vigjilentë për zhvillimet në raport me këtë projekt të rikthyer në treg me siguri me porosi të mafies, që plehrat I ka në top listën e sipërmarrjeve. 
Tirana është ndër qytetet më të ndotur të Evropës dhe çdo tentativë që për interesa të ngushta duan të kthejnë Shqipërinë në një kontejner mbeturinash, duhet të marrë përgjigjen e duhur nga qytetarët shqiptarë. 
Qëndresa Qytetare i kërkon opozitës të bëhet barrierë në Parlament përballë këtij projektligji, teksa shoqëria civile grupet e interesit dhe sipërmarrja kryesisht në sektorin e turizmit duhet të jetë në bllok për të ndaluar këtë projekt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco