Muçollari: Opozita e bëri punën, qeveria - tendencë për ta fshehur ngjarjen e mbetjeve toksike dhe transferuar vëmendjen

13:04, 24/08/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e lajmeve në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, foli rreth skandalit të ngarkesave toksike të anijeve që janë nisur për në Tailandë.

Muçollari theksoi se ajo që bën përshtypje është se është faktuar tashmë që kemi të bëjmë me mbetje të rrezikshmë, është faktuar fakti që qeveria gati gati për një javë ka heshtur, më pas ka dhënë disa versione se çfarë ka ndodhur në rastin në fjalë, versione të cilat ishin dhe kontradiktor me njëri tjetrin, që do të thotë se këtu ka pasur një tendencë për ta fshehur ngjarjen, më pas për të transferuar vëmëndjen dhe tashmë jemi në pozitat që opozita bëri punën e vet, akoma ka mungesë informacioni.

'Nuk ka ardhur asnjë përgjigje deri në këto momente, edhe përse ligji detyron që të kthehet një përgjigje e shpejtë sidomos kur kërkesa firmoset nga një deputet dhe në rastin konkret është firmosur nga deputeti Flamur Noka.

Ne kemi kërkuar informacion sepse nuk kishte informacion, e kemi denoncuar këtë rast dhe ajo që më vjen çudi është se si ka mundësi një organizatë jofitimprurëse, me fonde relativisht të kufizuara, arrin dhe itercepton, gjen një lëvizje për të organizuar një trafik ndërkombëtar të lëndëve të rrezikshme dhe qeveria nuk qenka në dijeni për këtë rast. 

Ajo që na ka bërë përshtypje është se është faktuar fakti që kemi të bëjmë me mbetje të rrezikshmë, është faktuar fakti që qeveria gati gati për një javë ka heshtur, më pas ka dhënë disa versione se cfarë ka ndodhur në rastin në fjalë, versione të cilat ishin dhe kontrtadiktor me njëri tjetrin, që do të thotë se këtu ka pasur një tendencë për ta fshehur ngjarjen, më pas për të transferuar vëmëndjen dhe tashmë jemi në pozitat që opozita bëri punën e vet, akoma ka mungesë informacioni.

Çdo jave, çdo ditë po dëgjojmë shifra të çmendura korrupsioni, kjo qeveri është përfshirë në një korrupsion galopant, dhe rasti konkret në berjen e ndërmjetshme të një trafiku ndërkombëtar të lëndëve të rrezikshme prap korrupsioni është arsyeja.' - u shpreh Muçollari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco