'800 ton mbetje nxorën Edi Ramën si plehrë!'

'800 ton mbetje nxorën Edi Ramën si plehrë!'

13:02, 24/08/2024
A+ Aa A-

Shënim nga Jamarbër Malltezi.

"Ministrja Kumbaro, që shkatërroi gjithë zonat e mbrojtura (duke i quajtur pika të vockla) për interesa të xhepit, përdori gjuhë dinake dhe tha një gjysmë të vërtete (në fakt 1/3 e vërtetë dhe 2/3 gënjeshtër) se “nuk kemi dhënë autorizim për transport të lëndëve të rrezikshme”, por nuk tregoi se e kish licensuar prej 2 vitesh kompaninë dhe se asnjë nga agjencitë shtetërore nuk kishin kryer asnjë detyrë që i ngarkon ligji.

Në rastin konkret, kompania Sokolaj nuk ka raportuar mbetje të rrezikshme, por ka (1) falsifikuar fletë analizat; (2) ryshfetuar policinë; (3) ryshfetuar Autoritetin Portual që ti lërë mbetjet kapic në mjedis të hapur kur kjo ndalohet; (4) ryshfetuar Inspektoriatin e Mjedisit, që ka detyre ligjore monitorimin; (5) ryshfetuar SHISH; (6) ryshfetuar Doganën që të ndryshonte kodet rehat fare; (7) ryshfetuar patronazhistët (ndonëse këta janë “partia ime më dënon me mbetje të rrezikshme). Pra, i gjithë shteti ka dalë kalbësirë totale dhe shqiptarët këtë e morën vesh jo nga institucionet shtetërore, por nga një monitorues 10,000 km larg; jo nga mediet shqiptare, por nga Bloomberg mijëra km larg.

Edi Rama, duke korruptuar disa shefa të FBI (Lou Blatter, McGonigal, Rossini) e degjeneroi këtë vend në ekonomi plehrash, ku nuk prodhohet asgjë dhe patronazhistët kanë ngelur të bëjnë shqiponjën me duar e të shohin ëndrra me sy hapur për vjedhje shumë intelektuale aty ku nuk ekziston asgjë."

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco