Shehu: Trafiku i mbetjeve toksike, majë aisbergu?!

Shehu: Trafiku i mbetjeve toksike, majë aisbergu?!

12:39, 24/08/2024
A+ Aa A-

“Majë aisbergu” i një krimi shumë më të gjerë, që kërkon përgjigje, pa dyshim, përderisa nuk ka asnjë përgjigje të qartë të institucioneve shtetërore, gjykon deputeti demokrat Tritan Shehu lidhur me skandalin e mbetjeve tokstike që po kthehen sërish nga Shqipëri nga Tajlanda.

"Përkundrazi, thotë Shehu në shënimin e tij në Fb, - "kur përgjigjet e tyre ngjajnë me lojëra fjalësh në panik, me belbëzime e shfajësime infantile fajtorësh si dëshmi e frikës nga e vërteta, tregon se diçka e madhe, shumë më e madhe nga sa duket fshihet nën atë krim.

E kam theksuar disa herë këto ditë se mafia e mbetjeve të tilla është nga më të organizuarat në rruzull, më të fortat financiarisht, më të depërtueshmet edhe në shtete si i yni, ku dominon korrupsioni e krimi bën ligjin, e cila bën që në Portin e vogël të Durrësit të humbin si gjilpëra në kashtë, dy anije me 100 kontenierë me rreth 8 mijë ton mbetje, por, dhe e lidhur ajo me terrorizmin, me regjime, që e organizojnë e mbeshtesin atë, me tentativa për të çarë sanksionet ndërkombëtare ndaj agresorëve e terroristëve në botë, fshehur teknologjinë, armatosjen e përgatitjet e tyre.

Krimi, korrupsioni galopant, terrorizmi kanë shumë pika të përbashkëta, prandaj kërkohet një përgjigje e gjerë e plotë, edhe nga strukturat e hetimit ndërkombëtar për atë çfarë ndodh, sepse ai duket që është vetëm një episod, një moment, një sinjal i një veprimtarie kriminale ndërkombëtare shumë përfshirëse, të konsoliduar në kohë, në Shqipëri e jashtë saj, duke bërë kështu institucionet tona, shtetin tonë, pjesë e atij aktiviteti kriminal pluridimensional e plurinacional, që mund të shkojë shumë larg….

Dhe ndërkaq askush nuk ka dhënë as dorëheqjen!" vëren Tritan Shehu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco