Meta: Asnjë vend në botë s'ka përjetuar traumë të tillë të rënies së lindshmërisë në Shqipëri!

Meta: Asnjë vend në botë s'ka përjetuar traumë të tillë të rënies së lindshmërisë në Shqipëri!

12:31, 24/08/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka vënë theksin sërish sot te shpopullimi i vendit dhe pasojat e tij, pakësimi i alarmant i lindshmërisë. Meta ka publikuar një grafik për ta bërë sa më të prekshëm e konkret problemin.

"Shikoni grafikun e animuar më poshtë, se si merr tatëpjetën lindshmëria mesatare për grua te familjet shqiptare! - tregon Meta në Fb. - Asnjë vend në botë, madje edhe ato në luftë nuk e kanë përjetuar një traumë të tillë të rënies së lindshmërisë për grua si Shqipëria.

Nga 3.4 fëmijë për grua në vetëm 1.4. Nga në krye të listës të vendeve europiane, në vendin e 177 nga 200 vende të klasifikimit të Kombeve të Bashkuara.

Ky është një alarm kombëtar! Ky është një kushtrim për ndryshim urgjent!

Partia e Lirisë, ka objektiv të saj madhor Shqipërinë me 4 milion shqiptarë plus. Mes shumë masave ekonomike, financiare, sociale dhe kulturore të rimëkëmbjes së kombit padyshim edhe fuqizimi i familjes dhe veçanërisht mbështetja me programe të posaçme të nënave të reja dhe familjeve të reja, do të jetë një përparësi absolute.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco