Raporti: Shqipëria është ndër furnizueset kryesore të luftës së Izraelit në Gaza

Raporti: Shqipëria është ndër furnizueset kryesore të luftës së Izraelit në Gaza

11:40, 24/08/2024
A+ Aa A-

Një luftë kërkon burime të mëdha, veçanërisht kur zhvillohet për një periudhë të gjatë dhe me intensitet të lartë.

Kjo është e vërtetë edhe për Izraelin dhe Hamasin që nga 7 tetori 2023, kur një sulm nga organizata terroriste Hamas shkaktoi vdekjen e mbi 1,200 izraelitëve në jug të vendit, pas një sulmi të papritur dhe të paplanifikuar.

Por ajo që ndodhi më pas ishte edhe më e ashpër dhe brutale, me Izraelin që ndërmori masa kundërpërgjigjeje, ndër më të ashprat ndonjëherë në Lindjen e Mesme.

Në Gaza, bombardimet dhe sulmet kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 46,000 personave, ku thuhet se gjysma janë fëmijë dhe një pjesë e madhe gra civile, dhe jo luftëtarë të Hamasit, siç pretendon shpesh Izraeli.

Nga ana tjetër, edhe këto operacione nuk do të kishin vazhdimësinë që kanë pa mbështetje logjistike, e cila nuk përfshin vetëm armatime dhe fonde, por edhe karburant. Izraeli importon pjesën më të madhe të karburantit që përdor, pasi ka kapacitet të prodhojë vetëm 1.1% të nevojave të tij.

Kështu, aleatët duhet të furnizojnë Izraelin me karburant. Një raport i ri nga organizata Oil Change International tregon se Shqipëria është një nga 11 vendet që furnizojnë Izraelin me karburant, pavarësisht vendimit të fundit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), që thekson se veprimet e Izraelit në Gaza mund të konsiderohen gjenocid.

Raporti, i titulluar “Pas Fuçisë: Të Dhëna të Reja mbi Vendet dhe Kompanitë pas Furnizimit me Karburant të Izraelit,” nënvizon se dërgesat e naftës vazhdojnë të mbështesin operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza dhe shkatërrimin e shtëpive palestineze në Bregun Perëndimor.

Ndër furnizuesit kryesorë janë SHBA, Brazili, Azerbajxhani, Kazakistani, dhe Rusia e Vladimir Putin. Shqipëria renditet e katërta në listë, pas SHBA-ve, Rusisë dhe Brazilit, si furnizues i naftës së rafinuar, e cila përdoret kryesisht për ngarkimin e avionëve luftarakë dhe buldozerëve.

Raporti nuk specifikon nëse Shqipëria është një nga furnizuesit kryesorë të karburantit për avionët luftarakë apo për mjetet e rënda. Megjithatë, ai thekson se Shqipëria ka furnizuar Izraelin më shumë se disa vende të tjera të mëdha, si Greqia dhe Italia.

Oil Change International ka ndjekur 65 ngarkesa me karburant drejt Izraelit për të arritur në këto përfundime, me dërgesat e fundit të raportuara në korrik 2024.

Azerbajxhani, Kazakistani dhe Gaboni janë ndër vendet që kanë kryer furnizimet më të mëdha, duke plotësuar rreth 75% të nevojave të Izraelit për naftë.

Një nga aspektet më të rëndësishme të këtij raporti është që furnizuesit e karburantit mund të konsiderohen ligjërisht të përfshirë në krime lufte dhe gjenocid, duke qenë të vetëdijshëm për pasojat e rënda të përdorimit të këtij karburanti në operacionet ushtarake izraelite. 

Dr. Irene Pietropaoli nga Instituti Britanik i Drejtësisë Ndërkombëtare dhe Krahasuese ka theksuar se kompanitë dhe vendet që furnizojnë Izraelin me naftë duhet të respektojnë ligjin humanitar ndërkombëtar dhe mund të përballen me pasoja ligjore për ndihmën materiale që ofrojnë në këto veprime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco