VIDEO/ Berisha: Irena me 3 mbiemra, a ke ti ndonjë bisedë me Alket Hysenin ku flitet për 500 mijë euro ryshfet për ta hequr si grup kriminal

21:11, 23/08/2024
A+ Aa A-

Lideri i opoztës, Sali Berisha ka akuzuar gjyqtaren e GJKKO-së, Irena Gjoka, e cila dirigjohet nga kryeministri Edi Rama për biseda me ish-deputetin e PS-së, Alket Hysenin ku flitet për ryshfet në shuma marramendëse për ta hequr si grup kriminal.

‘Irena me 3 mbiemra, a ke ti ndonjë bisedë me Alket Hysenin në të cilën flitet për 500 mijë euro ryshfet për ta hequr si grup kriminal’, u shpreh Berisha në fjalën e tij gjatë protestës te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Miqtë e mi!

Ju jeni shpresa e fundit, nuk ka shpresë tjetër, por ne do të fitojmë.  Ne do të fitojmë, ne do të hedhim në koshin e plehrave të historisë Edi Ramën, organizatën kriminale të skrapit të tij. Narkogjykatës dhe narkoprokurorë të drejtësisë sorosiane që u privuan shqiptarëve drejtësinë që janë shndërruar në paterica kriminale të diktaturës ndaj shqiptarëve.

Do ta mbyll, ti shtroj një pyetje gjykatëses bandite me tre mbiemra: A ke ti ndonjë bisedë me Alket Hysenin në të cilën flitet për 500 mijë euro ryshfet për ta hequr nga klasifikimi si grup kriminal.

Apo e ke me Mirel Mërtirin? Me cilin prej këtyre të dyve e ke ti Irena me katër mbiemra, Irena me katër fytyra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco