'Ndryshoi ligjin e barnave'/ Berisha: Shqipëria me Edi Ramën u bë koshi i mbetjeve mjekësore të të gjithë botës

'Ndryshoi ligjin e barnave'/ Berisha: Shqipëria me Edi Ramën u bë koshi i mbetjeve mjekësore të të gjithë botës

20:59, 23/08/2024
A+ Aa A-

Kreu i demokratëve, Sali Berisha denoncoi kryeministrin Edi Rama, se në momentin që erdhi në pushtet ndërroi ligjin e barnave në Shqipëri, duke i hapur rrugë ilaçeve pa kriter.

‘Sapo Edi Rama erdhi në pushtet ndryshoi ligjin e barnave dhe Shqipëria u bë koshi i mbetjeve mjekësore të të gjithë botës’, u shpreh Berisha në protestën te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Miqtë e mi!

Sot shqiptarët marrin ilaçe të skaduara, marrin ilaçe pa esencë ilaçi. Sot mblidhen magazinat e fundit të botës dhe eksportohen në Shqipëri.

Në një kohë që ju e dini, një nga aktet e para ne ndaluam importin e çdo ilaçi, e çdo gjilpëre, e çdo tableti, nga vende dhe kompani që nuk pranoheshin nga BE-ja apo Enti Amerikan i Ushqimit dhe Ilaçeve. Ne me këtë ligj vërtetë vendosëm të shpenzojmë më shumë për rimbursimin e ilaçeve të rimbursueshme, vendosëm të shpenzojmë më shumë për mjekimin e çdo të sëmuri me ilaçe të standarteve të njëjta me ato të BE-së.

Por kjo ishte jeta, kishim të bënim me jetën e të sëmurëve, dhe nuk mendonim ne të pasuronim shushunja, vampirë siç është Beqaj, siç është Tom Doshi, siç është Vilma Nushi.

Edi Rama sapo erdhi ndryshoi ligjin dhe kompanitë e mëdha të cilat të gjitha kishin zyra në Tiranë, njëlloj si në kryeqytete të tjera u larguan një e nga një nga Shqipëria, sepse Shqipëria me Edi Ramën u bë koshi i mbetjeve mjekësore të të gjithë botës.

Pra kjo gjendje dramatike, kjo gjendje në të cilën jeta e qytetarëve është më e pasigurtë se kurrë.

Më e pasigurtë në spitale.

Më e pasigurtë në shtëpitë e tyre.

Më e pasigurtë në mjedisin e tyre është një emergjencë kombëtare, është një kushtrim për çdo shqiptar të marrë pjesë në këtë betejë pa kthim, në këtë betejë të pandalshme për qeveri teknike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco