VIDEO/ Berisha: Gazhelja e Edi Ramës futi në përdorim 1 mln euro ilaçe të skaduara, mjekim jetik për fëmijët shqiptarë

20:49, 23/08/2024
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar me denoncimin e skandaleve të qeverisë së Edi Ramës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me futjen në përdorim të 1 milionë euro ilaçe të skaduara, mjekim jetik për fëmijët shqiptarë.

‘Gazhelja e Edi Ramës ndryshoi datën, për të futur në përdorim 1 mln euro ilaçe të skaduara, mjekim jetik për fëmijët shqiptarë’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Keni dëgjuar këto ditë dhe propaganda e qeverisë ka vendosur në epiqendër mjerisht, jo përgjegjësit e vërtetë të dramës jetësor që zhvillohet në sistemin e drejtësisë, por mjekët, infermierët. Unë nuk them se nuk ka mjek, se nuk ka infermiere që nuk shkelin betimin e Hipokratit që nuk shkelin parimet e humanizmit, dhe ata duhet të ndëshkohen me forcën e ligjit.

Por ju garantoj ju se gjer sot akuzat monstruoze të faktuara të konstatuara mbi jetën e të sëmurëve janë përgjegjësia absolute e ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtorisë së Spitalit.

Po miq është ministria, është drejtoria ajo që është e detyruar të sigurojë çdo ilaç.

Është ministria, është drejtoria ajo që është e detyruar të rregullojë çdo aparat që bie në defekt dhe të blejë çdo aparaturë të re.

Është ministria ajo që bën shpërndarjen dhe planifikimin.

Por ministria, vjedh dhe vetëm vjedh.

Drejtoria e përgjithshme e spitalit, vjedh dhe vetëm vjedh.

Gazheli ndryshoi kodin për helmet në Durrës, Gazhelja e Edi Ramës ndryshoi datën e skadimit, kodin, për të futur në përdorim 1 mln euro ilaçe të skaduara, mjekim jetik për fëmijët shqiptarë.

Është kjo qeveri me politikat që ka ndjekur, që ka zbrazur, ka larguar nga Shqipëria me mijëra mjekë dhe infermiere.

Është kjo qeveri që me vjedhjet e saj, është korba e kovidit që me vjedhjet e saj, bëri që Shqipëria të ketë një vdekshmëri dy herë më të lartë se Kosova, dy herë më të lartë se Maqedonia, ndër më të lartat në botë nga kovidi, në një kohë që shqiptarët shpenzuan në tendera mbi 500 milionë euro për luftën kundër kovidit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco