VIDEO/ Berisha: Rama i paguan Vilma Nushit, 1 milionë e 80 mijë analiza të check up, edhe kur ajo bën 450-500 mijë analiza

20:34, 23/08/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar kryeministrin Edi Rama se i paguan kompanisë së Vilma Nushit për qindra mijëra analiza të pa bërë të check up.

‘Rama i paguan Vilma Nushit, 1 milionë e 80 mijë analiza të check up, edhe kur ajo bën gjithsej 450-500 mijë analiza’, theksoi Berisha gjatë tubimit qytetar në mbështetje të tij te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Këta nuk kanë asnjë lloj ndjenje për jetën dhe shëndetin e shqiptarëve.

Çdo ditë në këto kohë keni dëgjuar drama të mëdha të të sëmurëve më sëmundje të rënda, të cilët vdesin sepse nuk marrin dot ilaçet, jetike për mjekimin e sëmundjes.

Të cilët vdesin sepse nuk marrin dot dozën për ¼ e saj.

Të cilët vdesin sepse aparaturat për muaj e muaj, vite e vite të importuara për mjekim, për diagnozë janë jashtë funksionit sepse nuk rregullohen.

Edi Rama në një akt pa përgjegjshmërie absolute i vuri kazmën sistemit shëndetësor.

Nuk them se mjekësia nuk ka patur të meta, por nuk kanë munguar kurrë ilaçet bazë. Këtu janë le ti nxjerrin. Përkundrazi ua them ju këtu, se importonim edhe ilaçet më të kushtueshme kur ato ishin të një rëndësie parësore për jetën e të sëmurëve.

Madje në raste të caktuara edhe ilaçe të caktuara vende të tjera edhe më të pasura se ne nuk i rimbursonin.

Çfarë ndodhi?

Së pari u premtua shëndetësia falas dhe u angazhua vjedhja me të gjitha mënyrat me sistemin falas. Edi Rama vuri në krye të shëndetësisë një nga hajdutët më të shpërfytyruar, një nga qëniet njerëzore më të turpshme, Ilir Beqajn, me të cilin vendosën check up-in, vjedhjen e tmerrshme.

Çdo check up, proces të cilin nuk e bëjnë vendet e pasura, e bën vetëm Edi Rama që do të vjedhë me bashkëshorten e kushëririt të vet, çdo check up, ka një çmim të paktën 4 herë më shumë se kostoja.

S’është kjo.

Edi Rama me Beqajn e tij, këtë qenie pa ndërgjegjie njerëzore, firmos se do ti paguajë Vilma Nushit, 1 milionë e 80 mijë analiza, edhe kur ajo bën gjithsej 450-500 mijë analiza.

A ka krim më të shëmtuar apo jo.

Check up në këtë mënyrë nuk katërfishohet, në këtë mënyrë tetëfishohet. Por në këtë mënyrë, kontoja bankare e vampire Nushit dhe kushëririt të burrit të saj, Edi Rama, fryhet e fryhet pa fund.

Paratë nuk mbeten për të sëmurët, paratë i grabit Edi Rama me klanin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco