Eksperti: Përpjekja e institucioneve për ta fshehur, tregon përfshirje në skemë trafiku të mbetjeve toksike

18:01, 23/08/2024
A+ Aa A-

Skandali i 800-ton mbetjeve toksike të ngarkuara në Portin e Durrësit dhe të kapura nga autoritetet Tajlandeze është një nga skandalet që po përpiqet të kalohet në heshtje nga shteti shqiptar dhe media pro-qeveritare në vend.

Abdullah Diku, ekspert i çështjeve mjedisore, ishte i ftuar në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko për të dhënë më shumë detaje rreth këti skandali. Diku theksoi se përpjekja e institucioneve shtetërore për ta mbajtur të fshehtë këtë skandal tregon se kjo është diçka ilegale. Me gjërat ilegale, veçanërisht kur këto trafikohen, është mafia pas tyre, tha eksperti.

“Thjeshtë fakti që po tentohet të fshihe informacion do të thotë që është diçka ilegale. Me gjërat ilegale, veçanërisht me mbetjet e rrezikshme, kur këto trafikohen në mënyrë ilegale në kundërshtim me ligjet dhe konventat ndërkombëtare, është mafia në mes, pra, është punë e mafias. Kjo që ka ndodhur është pjesë e një trafikimi ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme, ose tranzit nga Rep. e Shqipërisë, ose me burim nga Rep. e Shqipërisë. Bazuar në ligjin e menaxhimit të integruar të mbetjeve në Shqipëri, importi apo tranziti i mbetjeve të rrezikshme në territorin e Shqipërisë është i ndaluar. Kushdo që thotë (autorietet shtetërore) nuk e pashë apo nuk e dija është në shkelje të hapur të ligjit dhe tallje me publikun. Autoritetet shtetërore po mundohen që këto ngarkesa ilegale t’i mbulojnë me një trazit, koncentrat zinku që thuhet se ka ardhur nga Kosova dhe është eksportuar në Kinë, gjë që është e ligjshme. Ajo që kuptoj unë është se po përdoret ky koncentrat për të mbuluar skandalin.  Ky ose është një tranzit ilegal dhe Shqipëria po përdoret si shpërndarëse, ose është nga Metalurgjiku që mund të jenë mbetje me bazë kromike (krom) të cilat janë ndotës shumë të rrezikshme. Arsyet se pse një ngarkesë e tillë po ikën kaq larg tregon se është shumë e rrezikshme dhe po largohet për t’u groposur diku larg. Kjo është në kundërshtim më Konventën e Bazelit, ku Shqipëria është anëtare. Koventa thotë që këto lloj mbetjesh duhet të përpunohen në një vend sa më afër vendit ku prodhohen.”,- tha ekperti Diku.

Më tej ai këmbënguli se kjo është një shkelje e madhë dhe pjesë e një trafiku ndërkombëtar mbetjesh, në të cilin është përfshirë edhe Shqipëria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco