Testimet/ Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto viziton kampin e emigrantëve pa njoftuar

Testimet/ Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto viziton kampin e emigrantëve pa njoftuar

17:54, 23/08/2024
A+ Aa A-

Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto ditën e sotme ka udhëtuar drejt kampit të emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin.

Sipas raportimeve të mediave, ministri Crosetto ka vizituar kampin në Gjadër në orën 16:00 ndërsa tani po largohet.

Kjo vizitë e ministrit italian të mbrojtes është një vizitë e panjoftuar dhe e padeklaruar ndërsa nuk dihet arsyeja e vizitës. Mesa duket partenriteti mes Italisë dhe vendit tonë është aq i ngushtë saqë vizitat nuk njoftohen më pasi janë si vizitat brënda Italisë.

Më 20 gusht është bërë me dije se kampet e emigrantëve në Gjadër e Shëngjin nuk janë ende gati për t’u testuar. Në të vërtetë ishte parashikuar data 20 gusht, sot, për kryerjen e kësaj procedure, por në Gjadër vijojnë ende punimet për t’u bërë gati sa më shpejt për pritjen e emigrantëve.

Sipas informacioneve, ditët e para të muajit shtator pritet të mbërrijnë edhe emigrantët e parë, por ende nuk ka një afat konkret se kur mund të përfundojnë punimet e nisura prej disa muajsh.

Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR), do të monitorojë tre muajt e parë të zbatimit të marrëveshjes. Agjencia tha do të këshillojë emigrantët për të drejtën e tyre për të kërkuar azil dhe do të sigurohet që procedurat që do të përdoren të jenë në vijë me standardet ndërkombëtare dhe rajonale për të drejtat e njeriut./ dosja.al/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco