Dekomunistizimi/ Gjokutaj: E nderuara Spikere e Rilindjes, rikthimi tek këto argumenta janë një Echo...

Dekomunistizimi/ Gjokutaj: E nderuara Spikere e Rilindjes, rikthimi tek këto argumenta janë një Echo...

15:48, 23/08/2024
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj ka publikuar një status në rrjetin social Facebook ku argumenton se mazhoranca socialiste dhe Edi Rama janë në panik.

Argumentin e tij Gjokutaj e bazon në një dalje të Elisa Spiropalit, në kohë pushimesh, në një aktivitet në lidhje me dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. Gjë të cilën avokati e cilëson si dalje dhe sjellje në vëmendje të publikut të kësaj gjëje sa herë ndihen të frikësuar për prapësitë e tyre Rama dhe eksponentët e tjerë të Rilindjes.

“E nderuara Spikere e Rilindjes!

Rikthimi për të disatën herë tek këto argumenta janë veçse një Echo haluçinative që e keni qejf ta shijoni sa herë dëgjoni vringëllima prangash!”,- shkruan Gjokutaj.

 

Postimi i plotë:

Mazhoranca dhe kreu i saj KM Edi Rama jane ne panik!

Arsyeja nuk thuhet por prezenca e panikut nuk vihet ne diskutim!

Prova qe e verteton eshte dalja ne pisk te vapës dhe ne kohen e lejes se zakonshme te Spikeres se Kuvendit Znj. Spiropali!

As me shume dhe as me pak ne Meshen e saj nominale Kuvendore tha se problemi ne politiken shqiptare eshte dekomunistizimi dhe zbulimi i bashkepunetoreve te ish Sigurimit qe i kane shpetuar verifikimeve te meparshme!

E nderuara Spikere e Rilindjes!

Rikthimi per te disatën here tek keto argumenta jane veçse nje Echo haluçinative qe e keni qejf ta shijoni sa here degjoni vringellima prangash! Ne fakt kjo eshte e kuptueshme por edhe instiktive dhe njerezore!

Ajo qe ndryshon sot eshte fakti se vendngjarja nuk eshte tek e shkuara e larget por tek Selia e PS, ne Kadaster, ne rruge e tunele, ne bregdetin strategjik, tek inceneratoret, ne porte dhe ne çdo derë e portë ku hyni duarbosh e dilni ngarkuar e djersen çurg qe derdhet jo per Shqiperine qe duam apo nga vapa por per shkak te panikut post kleptokratik qe ju ka kapur kolektivisht!

Mos harroni qe shqiptaret dhe Opozita ju njohin tashme jo vetem per fytyre por edhe ne zë dhe po ju survejojne vigjilente nderkohe qe orkestra funebre po ben provat e fundit per ekzekutimin e Rekuiemit tuaj Politik!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco