Punësime elektorale në arsim me klasa bosh/ Xhixho: Bashkia mbulon vetëm 20% të nevojës që banorët e kryeqytetit kanë...

15:13, 23/08/2024
A+ Aa A-

Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho e ftuar ditën e sotme në ‘Inetervistën e Mesditës’ në Syri Televizion me moderator Arnold Karriqin u shpreh se nga analiza dhe studimet që janë kryer rreth 80% e nevojave që kanë grupmoshat për kopshte e çerdhe nuk arrijnë të mbulohen nga Bashkia eTiranës.

"Ndërkohë që prej 8 vitesh Bashkia e Tiranës arkëton 66 milion euro për një taksë mbi infrastrukturën arsimore dhe qëllimi i kësaj takse ishte ndërtimi i objeketeve të reja arsimore, sot teksa ne flasim, ata mbulojnë vetëm 20% të nevojës që kanë banorët e kryeqytetit”-u shpreh Xhixho.

Erisa Xhixho:

“Së pari ka një fushatë propagandistike nga ana e Bashkisë së Tiranës si dhe e kryetarit të saj për fillimin e vitit të ri shkollor.

Qytetarët vuajnë dhe kanë vuajtur çdo ditë, pavarësisht se kanë paguar një taksë lidhur me këtë drejtim, për mungesën e infrastrukturës në Bashkinë e Tiranës.

Nga  analiza dhe studimet që janë kryer rreth 80% e nevojave që kanë grupmoshat për kopshte e çerdhe nuk arrijnë të mbulohen nga Bashkia eTiranës, pasi nuk kemi pasur ndërtime sa i takon hapësirave të reja për kopshte e shkolla, ndërkohë që ato që janë, mbeten të tejmbushura.

Pra sot Bashkia eTiranës mbulon rreth 20% e nevojës që kanë familjet e Tiranës dhe nëse do e përllogarismin nëse të gjithë fëmijët do të aksesonin sistemin publik dhe jo atë privat, siç po detyrohet të bëhet vetëm 1/5 vogëlushë do pranohej.

Ndërkohë që prej 8 vitesh Bashkia e Tiranës arkëton 66 milion euro për një taksë mbi infrastrukturën arsimore dhe qëllimi i kësaj takse ishte ndërtimi i objeketeve të reja arsimore.

Kjo sepse nevojat për ndërtimin e shkollave e kopshteve janë nevoja urgjente për Tiranën.

Ndërkohë këto ditë Gushti kemi parë që kryetari i Bashkisë vazhdon me propagandën e tij dhe me nisjen e këtij viti shkollor kemi vënë re se mungon infrastruktura arsimore, le të mos flasim pastaj për ngrohjen në shkolla apo për faktin që shkollat duhet të jenë pranë shtëpisë së fëmijëve, tranpsorti publik duhet të jetë aty dhe jo në këtë gjendje të katandisur të cilën po e vuajnë qytetarët e Tiranës çdo ditë.

Klea Sula/ Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco