VIDEO/ Meta prezanton programin e PL ‘Shqiperia fuqi eksportuese’: 16 angazhimet tona për rritjen e eksporteve në masën 50% të PPB

14:15, 23/08/2024
A+ Aa A-

Presidenti i PL,  Ilir Meta ka prezantuar 16 angazhimet kryesore ku do të fokusohet kjo parti për të rigjeneruar biznesin dhe ekonominë në vend.

Meta është shprehur se Shqipëria do të jetë fuqi eksportuese, është një nga 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë.

Shqipëria fuqi eksportuese, është një nga 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë.

Ne angazhohemi për rritje të eksporteve në masën 50% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nëpërmjet këtyre masave:

1. Mbështetje të fuqishme për biznesin.

2. Kthimi i strukturës ekonomike në prodhuese.

3. Do të përmirësojmë performancën eksportuese të kompanive, me anë të rritjes së numrit të produkteve të eksportit që kanë një nivel më të lartë të vlerës së shtuar, rritjen e numrit të kompanive eksportuese dhe numrin e tregjeve të eksportit.

4. Do të reformojmë sistemin aktual për tërheqjen e investimeve të huaja direkte nëpërmjet krijimit të një Strategjie për tërheqjen e investimeve të huaja të drejtpërdrejta 2025 ̶ 2035.

5. Tarifa doganore do të rishikohet, duke iu përshtatur nevojave për eksport-import të ekonomisë dhe shtetit.

6. Ulje e barrës administrative, reduktim ekstrem i barrierave ligjore, abrogim i ligjeve të panevojshme, akteve nënligjore, rregulloreve dhe procedurave që e vështirësojnë biznesin dhe i rrisin artificialisht shpenzimet.

7. Mbështetje për sektorin privat konkurrues; Mbështetje për inovacionin; Mbështetje për kompanitë që krijojnë vende pune productive dhe paga të larta.

8. Do të aplikojmë taksën e sheshtë 10% nga 15% që është sot dhe do të rimbursojmë automatikisht TVSH për kompanitë eksportuese.

9. Për të tërhequr kompanitë ndërkombëtare që kanë një fitim neto të lartë mbi 50 milion euro, norma efektive e tatimit do të jetë 5%.

10. Mbështetja për inovacionin do të jetë prioritet i lartë. Nëpërmjet shkencës së aplikuar dhe zhvillimit të kërkimit ne do të mbështesim hapjen e instituteve në fushën e teknologjisë dhe programeve të inkubacionit dhe përshpejtimit, duke ofruar stimuj shtesë tatimorë për të tërhequr investitorët dhe fondet në këto fusha, si dhe do të garantojmë viza qëndrimi afatgjata për të gjithë “nomadët” digjitalë.

11. Do të mbështesim kompanitë që do të financojnë në fushën e teknologjisë të lartë duke bashkëfinancuar dhe për trajnimet për përdorimin e teknologjive të reja nga të rinjtë tanë.

12. Ulja e kostos së energjisë me 20 % për karburantet.

13. Liberalizim dhe subvencionim për energjinë diellore për konsum familjar.

14. Mbledhja e rentës nga minierat dhe përdorimi për fondin e pagave dhe pensioneve.

15. Do të mbështesim me 10,000 Euro start-upet dhe tax-free për 5 vite.

16. Përdorimi i parave të konfiskuara nga korrupsioni, krimi dhe informaliteti për fondin e pagave dhe pensioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco