'Shkollat boshatisen, Manastirliu shton punësimet elektorale në arsim'

'Shkollat boshatisen, Manastirliu shton punësimet elektorale në arsim'

14:00, 23/08/2024
A+ Aa A-

Deputetja e PD, Ina Zhupa, akuzoi sot Ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu se po shton centralizimin dhe punësimet elektorale me qëllim patronazhimin në arsim, ndërkohë që shkollat po boshatisen".

"Viti elektoral duket që po jep efektet e veta në strukturat e arsimit, - vërejti Zhupa në shënimin e saj në Fb. -. Në një vend që në arsimin parauniveristar me qeverisjen Rama kemi 100.000 nxënës më pak, parashikohet të shtohen 68 punonjës më shumë në strukturën administrative të arsimit.

Struktura e re që hyn në funksion nga 1 Tetori 2024, parashikon që në Agjencinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar do të shtohen 13 punonjës më shumë, shtohet edhe pozicioni i zv drejtorit si dhe sektori e shërbimeve mbështetëse dhe do shtohen 55 punonjës më shumë në drejtorinë rajonale.

Ndërkohë që prioritet duhet të jenë mësuesit dhe zyrat vendore pranë tyre të japin mbështetje dhe të bëjnë monitorim efektiv, këtu bëhet e kundërta! Shtohen poste në administrate qëndrore që do mbushen me patronazhistë që si detyrë kryesore do kenë monitorimin e share dhe like të mësuesve në rrjetet sociale dhe marrjen pjesë në aktivitetet e partisë për fushatë.

Arsimi po vuan ditët më të vështira, me rezultatet më të turpshme ndonjëherë në testet dhe rankimet ndërkombëtare por shqetësimi i Manastirliut duket se janë vetëm punësimet elektorale dhe centralizimi i fondeve."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco