Xhaferri: Urbanët 'falas' për pensionistët në Kryeqytetin e Rinisë  do subvencionohen nga asetet e sekuestruara të Bandave 5D!

Xhaferri: Urbanët 'falas' për pensionistët në Kryeqytetin e Rinisë do subvencionohen nga asetet e sekuestruara të Bandave 5D!

14:01, 23/08/2024
A+ Aa A-

Kreu i FRPD, Besard Xhaferri ka reaguar në lidhje me premtimet e bëra nga Veliaj për urbanët falas për pensionistët në Tiranë

Xhaferri është shprehur se kur Belind Këlliçi hodhi premtimin për urbanë falas në Tiranë për të gjithë përdoruesit e këtij shërbimi, ai e kishte të qartë se kjo realizohej duke kuruar gjakderdhjen financiare të shkaktuar nga Bandat 5D që mbajnë peng këtë institucion.

Postimi:

Kur Belind Këlliçi hodhi premtimin për urbanë falas në Tiranë për të gjithë përdoruesit e këtij shërbimi, ai e kishte të qartë se kjo realizohej duke kuruar gjakderdhjen financiare të shkaktuar nga Bandat 5D që mbajnë peng këtë institucion.

Erion Veliaj që deri dje e quante të pamundur këtë premtim ka njoftuar se nga 1 Janari  2025 pensionistët në Tiranë do udhëtojnë falas në urban, një politikë e mirëfilltë elektorale vetëm pak muaj larg zgjedhjeve të 2025.

Nuk dihet nëse  për pensionistët falas do jenë ato urbanët e adrenalinës që u përfshinë në një seri aksidentesh rrugore në Kryeqytet.

Ky premtim i atij që pretendon se Tiranës i ka sjellë titullin e Kryeqytetit Evropian të Rinisë është dëshmia me e pastër e eksodit biblik të të rinjve nga Tirana dhe nga Shqipëria.

Nuk kanë më vlerë urbanët falas për ata pensionistë që tashmë jetojnë në një azil të hapur, pasi pranë nuk kanë as fëmijët dhe as nipërit e mbesat.

Nuk kanë vlerë urbanët falas për pensionistët në një qytet ku një çifti të rinjsh i duhen mbi 60 vite punë për të blerë një apartament pasi ky qytet është kthyer në një lavatriçe të madhe pastrimi parash.

Çfarë vlerë kanë urbanët falas për pensionistët në një qytet ku fëmijët e këtyre pensionistëve zhvaten barbarisht me taksa nga Bandat 5D që mban peng Bashkinë Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco