I pahekurosur e gjithë zhubra, Rama pret të ngarkuarën me punë të SHBA

I pahekurosur e gjithë zhubra, Rama pret të ngarkuarën me punë të SHBA

13:05, 23/08/2024
A+ Aa A-

Në politikë e diplomaci, veshja dhe paraqitja e jashtme për takime zyrtare kanë një rëndësi të dorës së parë. Por nuk duket e tillë për Ramën, i cili në takimin e zhvilluar me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, ka shkuar me një bluzë të zhubravitur dhe tuta. 

“Zonja VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin” thuhet në një pjesë të njoftimit të ambasadës së SHBA në Tiranë.

Ndërsa Rama duket se ashtu siç ka shkuar, shpërfillës e gjithë zhubra, edhe e ka trajtuar publikisht takimin duke mos denjuar as ta publikojë në rrjetet sociale. 

Mesa duket Rama nuk i përfill më aparatçikët e ambasadës, ata nuk kanë asnjë rëndësi për të, përderisa “miqtë” e tij të lidhur me Sorosin and CO ia zgjidhin punët në forma të ndryshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco