Shehu: Pr.ligji për Shërbimin e Jashtëm, përkeqësim i ligjit që i hapi rrugën patronazhistëve në trupin diplomatik!

11:57, 23/08/2024
A+ Aa A-

Nga intervista e deputetit të PD, Tritan Shehu, ish-ministër i jashtëm i vendit, lidhur me ndryshimet e propozuara nga qeveria në ligjin për Shërbimin e Jashtëm.

Shehu: “Pyetja e parë është kjo: Pse më nxitim në fund të mandatit qeverisës, bëhet një ligj i ri për Shërbimin e Jashtëm?! Normalisht duhen pritur zgjedhjet dhe pas zgjedhjeve, shihet nga ata që do të drejtojnë Shqipërinë. Realisht, nuk ka sens të kalojë me kaq shpejtësi, në fund të mandatit, në asnjë vend të botës, një ligj i tillë.

Së dyti, po të shikojmë ligjin në tërësi, ligji është një përkeqësim i ligjit famëkeq të 2015-ës, që i hapi rrugën patronazhistëve në trupin diplomatik, hoqi përqindjen që ishte në ligjet e vjetra të atyre që mund të futeshin në nivele të diplomacisë nga jodiplomacia, pa karrierë diplomatike, që ishte një përqindje e vogël – e hapi krejtësisht dhe që solli pastaj një “disaster” të plotë në sistemin e diplomacisë duke shkatërruar sistemin e karrierës, ambicionin apo dëshirën e diplomatëve për të bërë karriere, duke emëruar në sistemin diplomatik shqiptar njerëz pa asnjë lidhje me diplomacinë, madje duke i caktuar në nivelet më të larta, edhe ambasadorë njerëz të tillë, që mund të jenë të ndryshëm, por nuk kanë lidhje me diplomacinë; biles njerëz që ishin rezidencë në vendet ku u caktuan ambasadorë, por që bie ndesh me parimet diplomatike kjo gjë; duke tejkaluar afatet e ambasadorëve sot... Sot kemi ambasadorë që kanë mbi 12 vjet dhe është skandal i vërtetë. Kjo mund të ndodhë vetëm në vendet e Afrikës Qendrore.

Kemi mjaft ambasadorë që kanë mbi 12 vjet, për të mos folur për 7-8 vjet që janë një pjesë e konsiderueshme e ambasadorëve tanë që bie ndesh me parimet e rotacionit të personelit diplomatik e veçanërisht ambasadorëve.

Ligji i ri realisht nuk ka risi, por vetëm kërkon të sanksionojë me ligj paligjshmërinë që u bë në këto vite në sistemin e diplomacisë, në sistemin e shërbimit me jashtë.”

Ndiqni intervistën e plotë në video.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco