VIDEO/ Isufi: Shefi i CIA ia ka bërë të qartë Vuçiçit - destabilizim i rajonit do të thotë përballje me SHBA

10:47, 23/08/2024
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatoren, Eneida Ndoci për të komentuar vizitën e parë historike të shefit të CIA-s, William Burns në Kosovë ishte gazetari Vehnar Isufi.

Isufi është shprehur se vizita e shefit të CIA-s në Kosovë vjen si pasojë e situatës së rrezikshme në rajon por shkak të kërcënimeve për destabilitet.

Është hera e parë që një shef i CIA, William Burns vjen në Kosovë dhe është shumë i rëndësishëm kjo vizitë e tij pas brishtësisë në aspektin e sigurisë sa  përket rajonit. Ai pas një vizite që bëri në Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi erdhi në Kosovë.

Shefi i CIA-s dje takoi presidenten e Kosovës ndërsa sot takimin e nisi me kryeministrin Kurti, pasi dje kishte dhe aludime se nuk do të takoheshin më Kurtin por sot ai qëndrojë rreth  40 minuta me të.

Vizita e tij ka ardhur si pasojë r provokimeve të bëra nga ana e Serbisë por edhe pas vendimeve që ka marrë qeveria e Kosovës në hapjen e Urës së Ibrit.

Burns ja ka bërë të qartë edhe kreut të shtetit serb se nëse tenton destabilizimin e rajonit Serbia do të përballet me SHBA-në.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco