'Plehrat toksike dhe si e ka mbyllur gojën Edi Rama, ky llapaqen politik'

'Plehrat toksike dhe si e ka mbyllur gojën Edi Rama, ky llapaqen politik'

10:16, 23/08/2024
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Skandali monstruoz me plehrat toksike që dalin pa asnjë pengesë nga Porti i Durrësit i vë vulën asgjësimit të plotë te shtetit kushtetues e ligjor. Është realitet që sot në Shqipëri funksionon vetëm shteti i drogës dhe i trafiqeve.

A e shihni se si ka mbyllur gojën Edi Rama?! Ky llapaqen politik, ky komentator e prodhues muhabetesh thashethemesh e mashtrimesh pa fund hesht, sepse shtetin ligjor e ka shndërruar ne shtetin e drogës dhe trafiqeve.

Shteti ligjor dhe kushtetues ka vdekur. Doganat shqiptare bekojnë trafiqet dhe nuk i pengojnë ato.

Përse paguhen doganat? Po këto dogana që bëjnë namin dhe nuk u shpëton gjë kur kontrollojnë qytetarin e zakonshëm për plaçkat, që ka me vete apo për zhdoganimin e porosive qesharake te rregullta, që u vijnë qytetarëve, kur vjen fjala për qindra e qindra ton plehra toksike nuk shohin gjë prej gjëje.

Dogana, që shohin qimen te qytetari, por jo traun e veprimtarisë kriminale dhe të paligjshme tek trafikantët gjithfarësh kjo është fytyra e shëmtuar e shtetit te drogës.

Shërbimet inteligjente shqiptare të kapura nga Rama nuk bëjnë asgjë për të parandaluar e zbuluar trafiqet dhe veprimtaritë kriminale dhe realisht këto shërbime thuajse nuk ekzistojnë ose mjerisht merren me çështje që nuk kanë lidhje me sigurinë e këtij vendi.

Atë qê zbulon një shoqatë ne Amerikë duhet ta kishin zbuluar 100 herë me shpejt shërbimet inteligjente dhe institucionet shqiptare në se do te ekzistonin, por këto institucione ligjore kane vdekur realisht.

S'ka polici sepse Rama e ka vënë në dispozicion të narko-trafikantëve që e komandojnë dhe e përdorin siç duan.

Portet s'kanë më asnjë lidhje me ligjin, doganat janë kthyer ne çirakë te horrave dhe portet janë vënë në dispozicion të çdo lloj trafiku që fut dhe nxjerr plehra toksike, drogë, armë etj.

Qeverisja e Ramës është provuar botërisht me mijëra dokumente e prova që është vjedhja dhe grabitja më e përbindshme e fondeve shtetërore.

Ushtria mbjell drogë dhe pronat e ushtrisë janë mbërthyer nga kthetrat e korrupsionit.

Drejtësia e kapur dhe stërkapur nga Rama duhet të kishte arrestuar dhjetëra zyrtarë për skandalin e mbetjeve toksike, një skandal kaq i qartë dhe në mes te sheshit.

Drejtësia, që në mënyrën më qesharake vjen me vrap ne sallën e parlamentit për të hetuar e mbledhur prova për ndonjë tymëse të hedhur ne sallën e Kuvendit, nuk ka bërë asgjë për skandalin e plehrave toksike.

Është e qartë pra për çdo shqiptar, që shteti kushtetues dhe ligjor ka vdekur dhe sundon shteti i drogës, trafikantëve dhe kriminelëve, që i shërbejnë Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco