ESKLUZIVE në SYRI TV/ Tajlanda konfirmon origjinën e mbetjeve, një kompani shqiptare ka dashur të importojë të njëjtat mbetje më 2022

17:45, 22/08/2024
A+ Aa A-

Sot në SYRI TV ishte e ftuar në një intervistë të drejtëpërdrejtë nga Tajlanda  me Skype, Penchom Saetang, Drejtore Ekzekutive e 'Thailand Earth', një prej organizatave e cila dha sinjalin se në Tajlandë po futeshin 800 tonë mbetje që më pas rezultuan të ishin nisur nga Shqipëria.

Znj.Saetang, për t'ju referuar pamjeve që SYRI TV transmetoi sot në lidhje me pluhurin e grumbulluar në ambjentet e jashtme të Portit të Durrësit, u shpreh se pluhuri duhet ruajtur ose mbajtur në magazine, jo jashtë, sepse kjo lloj mbetje është e rrezikshme dhe mund të shëndrrohet sipas metodave të ndryshme që mund të japin ndikime për shëndetin. Magazinimi i këtyre mbetjeve duhet të jetë në ambjente të brendshme me menaxhim të mirë sa i takon anës mjedisore.

Gjithashtu drejtoresha Ekzekutive e 'Thailand Earth', tha se reciklimi i këtyre lloj mbetjesh shkakton ndotje dhe ndotja është një prej rreziqeve më të mëdha, ndaj uzinat që e përpunojnë janë ata që duhet të bëjnë edhe reciklimin e pluhurit të kuq.

Tashme, sipas znj.Saetang, është e konfirmuar se mbetjet kanë origjinë nga Shqipëria, pasi kjo verifikohet nga dokumentet. 

'Janë dyshime se jo vetëm këto mbetje të rrezikshme janë në kundërshtim me konventën e Baselit në Tajlandë, gjithsesi ne dyshojmë se është e paligjshme, dhe përpiqemi të kontrollojmë se kush është përgjegjës për importimin e tyre, por deri tani nuk kemi asnjë informacion në lidhje me emrin e kompanisë.

 Dhe sa i takon mbetjeve në Tajlandë së fundi kemi marrë informacione nga Departamenti i Doganave që tregojne se nga viti i kaluar deri në fillim të këtij viti ka pasur qindra raste të lëvizjeve të jashtëligjshme të mbetjeve të jashteligjshme dhe në Departamentin e Doganave është listuar dhe është bërë përpjekje të kthehen mbrapsht në vëndin e origjinës. Pra ka pasur qindra raste.

Në kemi folur me Departamentin e Punëve Industriale i cili na ka thënë se në vitin 2022 ka pasur një kërkesë prej një kompanie në Shqipëri e cila donte të eksportonte pluhurin e kuq drejt Tajlandës por kjo kërkesë ishte refuzuar prej autoriteteve tajlandeze, dhe kjo është hera e parë që kam dëgjuar për një kërkesë të tillë për aplikim të një kompanië ne Shqipëri.

Nuk e kemi emrin e kompanisë, por ndoshta Departamenti Industrial e ka emrin.

Janë pluhur i materialeve elektroike ose ne e quajmë pluhuri i kuq, i cili vjen prej furrave të çelikut, pluhuri mban disa lloje metalesh të renda si pluhuri i çelikut dhe kadmiumi. Dhe pluhuri gjithashtu mban nivele të larta të oksideve për shkak të burimit të pluhurit i cili vjen prej shkrirjes së çelikut.

Metalet e rënda mund të shkaktojnë disa sëmunde përshëmbull pluhuri i kuq shkakton disa lloje kanceri dhe semundje që lidhen me helmime të ndryshme.

Pluhuri duhet ruajtur ose mbajtur në magazine, jo jasht sepse kjo lloj mbetje është e rrezikshme dhe mund të shëndrrohet sipas metodave të ndryshme që mund të japin ndikime për shëndetin. Magazinimi i këtyre mbetjeve duhet të jetë në ambjente të brendshme me menaxhim të mirë sa i takon anës mjedisore.

 Reciklimi i këtyre lloj mbetjsh shkakton ndotje dhe ndotja është një prej rreziqeve më të mëdha, ndaj uzinat që e përpunojnë janë ata që duhet të bëjnë edhe reciklimin e pluhurit të kuq.

Në fakt në Tajlandë ne tashmë e kemi një problem me menaxhimin e pluhurit të kuq, çdo vit gjenerohen rreth 100 mijë ton pluhur nga fabrikat brenda Tajlandës dhe ky është një problem në vend, ndaj importi i pluhurit të kuq në vëndin tonë është i paligjshëm dhe ka kontrrolle shtetërore strikte të reciklimit të këtij pluhuri.

Ne përpiqemi të bëjmë fushata për daljen e pluhurit prej fabrikave dhe kur vjen puna e importit nga Shqipëria duhen marrë aksione per ta ndaluar këtë import.

Provat që kemi janë prej dokumeneve operative, nisja e mbetjeve nga Shqipëria, pra dokumentet tregojnë se është nisur nga durrësi , në 4 dhe në 9 korrik.'- u shpreh Saetang.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco