Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

SYRI TV/ Banorët e Thumanës nuk ndalin protestat, kërkojnë akses në autostradën Thumanë-Kashar

22:11, 20/08/2024
A+ Aa A-

Banorë  të Thumanës kanë dalë sërish në protestë, kundër bllokimit që u është bërë me autostradën e re Thumanë-Kashar.

Ata kanë  bllokuar aksin rrugor, ndërsa nuk kanë munguar përplasjet me Policinë, të cilët kërkojnë me ngulm të mos lejojnë qytetarët që të protestojnë për aksesin në rrugë.  

Ata shprehen se edhe pse i kanë futur në burg dhe dhunuar, nuk do të ndalin protestën deri në një zgjedhje.

Në mbështetje të banorëve ishin edhe përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike

Protesta e banorëve të Thumanës të cilët kërkojnë dalje në autostrade Thumanë-Kashar ka regjistruar edhe këtë herë incidente dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve.

SYRI TV

Edhe këtë të martë, protestuesit kanë bllokuar aksin rrugor, ndërsa kanë nisur edhe përplasjet e para me Policinë, të cilët kërkojnë me ngulm të mos lejojnë qytetarët që të protestojnë për aksesin në rrugë. Qytetrët shprehen se nuk do të ndalin protestën e tyre dhe do të vijojnë deri në zgjidhjen e kësaj cështje.

Disa prej tyre shprehen se bizneset po u falimentojnë teksa familjanë tashmë janë të bllokuara dhe do duhen të bëjnë rrugë e harxhojnë kohë për të shkuar ne destiancion, teksa sipas tyre turizmi në Krujë po shkon në faliment.

Në mbështetje të banorë kanë qenë edhe deputet si dhe përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike.

Më pas banorët kanë përshkrua me këmbë autostadën dhe shprehen se protesta e tyre do të vijojë deri në gjetjen e një zgjidhjeje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco