Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

SYRI TV/ Dita e 232 e protestës te 'rruga e shpresës', Berisha: Shqipëria me bilanc lufte

22:04, 20/08/2024
A+ Aa A-

Shqipëria në një javë regjistroi bilanc lufte me vrasje e vetëvrasje, më shumë se të gjitha vendet e Europës të marra së bashku.

Kështu u shpreh lideri i opozitës Sali Berisha gjatë fjalimit të përnatashëm para mbështetësve të tij, ku theksoi se krimi në vend është kërcënim për jetën e çdo shqiptari.

Berisha tha se Edi Rama po bën përpjekje direkte për të liruar Dritan Dajtin nga qelia.

Ai komentoi edhe protestën e banorëve të Thumanës, duke theksuar se 80 mijë banorë po privohen nga rruga e ndërtuar në pronat e tyre.

SYRI TV

Teksa u foli mbështetësve në ditën e 232 të protestës që zhvillohet në mbështetje të tij, lideri i opozitës Sali Berisha komentoi situatën e kriminalitetit në vend. Ai tha se në një javë Shqipëria duket si një zonë lufte, duke shënuar bilancë vrasjes e vetëvrasjes më shumë se në të gjitha vendet e Europës të marra së bashku, veç frontit në ukrainë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po bën përpjekje direkte për të liruar Dritan Dajtin nga qelia.

Lideri i opozitës u ndal edhe tek protesta e banorëve të Thuamës, duke u shprehur se Edi Rama po privon 80  mijë banorë të Krujës nga rruga e ndërtuar mbi tokën e tyre.

Berisha tha se taksimi i disa akseve rrugore në rajonin e veriut të vendit, tregon urrejtje raciste që Edi Rama ka për 500 mijë banorë të veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco