Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Berisha: Rama po bën përpjekje direkte kriminale për të liruar Dritan Dajtin, vrasësin e katër dëshmorëve

Berisha: Rama po bën përpjekje direkte kriminale për të liruar Dritan Dajtin, vrasësin e katër dëshmorëve

20:45, 20/08/2024
A+ Aa A-

Lideri i së djathtës shqiptare, Sali Berisha, gjatë tubimit të sotëm deklaroi se Rama po bën përpjekje direkte kriminale për të liruar Dritan Dajtin, vrasësin e katër dëshmorëve, katër oficerëve të policsë.

“Sepse Edi Rama ka qenë dikur i kontrolluar kryekëput nga Dajti dhe sot ai kërkon reston.

Të dashur miq, ju dëgjoni për vrasje, për plagosje, për vjedhje.

Por mos harroni se në të gjitha këto raste pa përjashtim qëndron një zyrtar, qëndron një deputet, qëndron një qeveritar, qëndron vetë Edi Rama”, u shpreh Berisha.

Me të ardhur në pushtet, Edi Rama si shpërblim ndaj bandave kriminale, liroi një e nga një vrasësit serialë të dënuar përjetë.

Ndërhyri në çdo rast dhe liroi faktikisht të gjithë përveç njërit.

Ka bërë dhe bën përpjekje direkte kriminale për të liruar Dritan Dajtin, vrasësin e katër dëshmorëve, katër oficerëve të policisë.

Sepse Edi Rama ka qenë dikur i kontrolluar kryekëput nga Dajti dhe sot ai kërkon reston.

Të dashur miq, ju dëgjoni për vrasje, për plagosje, për vjedhje.

Por mos harroni se në të gjitha këto raste pa përjashtim qëndron një zyrtar, qëndron një deputet, qëndron një qeveritar, qëndron vetë Edi Rama.

Po, po!

Krimi solli Saimir Tahirin.

Askush nuk e mori vesh, por truproja e tij u ekzekutua duke folur në telefon me Tahirin.

Kjo është e vërteta dhe ndodhi në mes të Tiranës.

Pastaj dolën Habilajt, këta trafikantë të rrezikshëm për Shqipërinë dhe Italinë, që përdornin skafin, përdornin veturën, përdornin të gjithë pushtetin e tij.

Krimi, pasi e largoi antimafia italiane Tahirin nga detyra, solli në pushtet Xhafën.

I vëllai i tij, një kriminel i pamëshirshëm, një drejtues rrjeti ndërkombëtar droge në Bolonjë dhe Venezuelë.

Përfundoi rendi tek Taulant Balla, i akuzuar për porositës vrasjesh në sallë gjyqi.

I akuzuar se ka urdhëruar vrasjen e avokatit që pa dokumentet se Taulant krimineli kishte porositur vrasje.

I shpëlarë nga akuza, nga serial-killeri Nuredin Dumani, që do thoshte në rrëfimet e tij se nuk është Taulanti që urdhëroi futjen e revoles për të arrestuar Manahasën, në një kohë kur ata nuk kishin asnjë lidhje.

U mbajtën muaj të tërë në burg për Tualet kriminelin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco